Mbahet takimi i EUROSAI për “Cilësinë e Ajrit” në Gjykatën Evropian të Auditorëve në Luksemburg
Me datë 8 dhe 9 Nëntor 2017, në Luxemburg, Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës e përfaqësuar nga auditorët e performancës Drilon Shala dhe Labinot Sadiku mori pjesë në takimin e auditimit të përbashkët evropian “Cilësia e Ajrit” i iniciuar nga EUROSAI dhe i udhëhequr nga Institucioni Suprem i Auditimit (SAI) i Holandës dhe Polonisë. Takimi është mbajtur në premisat e Gjykatës Evropiane të Auditorëve dhe pjesëmarrës ishin SAI i Polonisë, Holandës, Shqipërisë, Kosovës, Bullgarisë, Estonisë, Hungarisë, Izraelit, Maqedonisë, Moldavisë, Rumanisë, Sllovakisë, Spanjës dhe Zvicrës. Shtet pjesëmarrës në rolin e vëzhguesit ishte edhe SAI i Çekisë.
Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte vlerësimi i masave të ndërmarra nga shtetet pjesëmarrëse për të adresuar problemin e ndotjes së ajrit. Me fokus janë diskutuar çështjet që kanë të bëjnë me kornizën legjislative, institucionale si dhe monitorimin, zbatimin dhe raportimin e gjendjes së cilësisë së ajrit. Po ashtu, janë diskutuar çështje, si: Analiza kosto – përfitim e politikave mjedisore dhe veçanërisht të cilësisë së ajrit, përzgjedhja e lokacioneve në të cilat janë vendosur stacionet e monitorimit të cilësisë së ajrit, si dhe afatet dhe struktura që çdo SAI do të ndjek për të përgatitur raportin e auditimit të cilat më pastaj do të integrohen në raportin e përbashkët të këtij auditimi.
Raportet individuale të auditimit ashtu si edhe “Raporti i Përbashkët” do të theksojnë rëndësinë e problemit të ndotjes së ajrit dhe do i sigurojnë vendimmarrësve një burim të përdorshëm se si ta bëjnë më efektiv sistemin për përmirësimin e cilësisë së ajrit. Rekomandimet nga auditimi i përbashkët i “Cilësisë së ajrit” do t’i adresohen edhe disa institucioneve të rëndësishme si Komisionit Evropian, Agjencisë Evropiane të Mjedisit etj.
Duke e ditur rëndësinë që cilësia e ajrit ka për shëndetin publik, Zyra Kombëtare e Auditimit mbetet e përkushtuar që të përkrah auditimet e kësaj fushe me qëllim që të rris llogaridhënien dhe transparencën lidhur me programet qeveritare në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe mjedisit në Kosovë.









Ambasadori O’Connell takoi edhe grupin menaxhues dhe auditues senior në ZKA, ku është njoftuar më për së afërmi me objektivat dhe qasjen në auditim si dhe ka bashkëbiseduar me ta lidhur me rëndësinë që ka institucioni suprem i auditimit dhe puna audituese për një vend në zhvillim siç është Kosova.



