Banka Botërore ka ndarë grant në shumë prej 198,000 USD, për projektin “Forcimi i kapaciteteve të Zyrës Kombëtare të Auditimit në auditimet e prokurimit”.
Ky projekt do të ofrojë mbështetje financiare në forcimin e kapaciteteve të Zyrës në auditimet për vlerën për paranë dhe auditimet e pajtueshmërisë me fokus në fushën e prokurimit.
Projekti fokus kryesor do të ketë: rishikimin dhe analizimin e dokumenteve kyçe si dhe ligje e rregullore me ndikim në menaxhimin e procesit të prokurimit publik dhe ndikimin e auditimeve të pajtueshmërisë: mentorime në fushën e auditimeve për vlerën për paranë; trajnime dhe mentorim në menaxhimin e cilësisë në auditim dhe një punëtori rajonale në shkëmbimin e njohurive ndërmjet Institucioneve Supreme të Auditimit dhe hisedarëve tjerë për dizajnimin dhe zbatimin e reformave në Menaxhimin e Financave Publike.
Projekti do të zbatohet brenda vitit 2018 sipas një plani të aprovuar nga të dyja palët.

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, ka pritur në takim njoftues, Shkëlqesinë e tij z. Per Strand Sjaastad, Ambasador i Norvegjisë në Kosovë.
Auditori i Përgjithshëm e ka informuar ambasadorin Sjaastad, me aktivitetet audituese si dhe objektivat e tij strategjike, të Zyrës Kombëtare të Auditimit, në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të qeverisjes dhe llogaridhënies në institucionet publike të Kosovës. . Po ashtu, z. Osmani e ka uruar Ambasadorin për detyrën e marrë dhe i ka shprehur vullnetin dhe dëshirën për të vazhduar bashkëpunimin.
Ambasadori Sjaastad, ka shprehur gatishmërinë e tij dhe vendit të tij, për të përkrahur Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit. Ai ka theksuar përkushtimin që Qeveria e Norvegjisë ka në mbështetjen e Kosovës në sigurimin e qeverisjes së mirë dhe forcimin e mëtutjeshëm të menaxhimit të mirë dhe kontrollit të financave publike.
Dr. Harib Saeed Al Amimi dhe Z. Besnik Osmani
Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, me bashkëpunëtorë, mori pjesë në punimet e Kongresit të 22-të të Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (ONISA). Kongresi i 22-të i ONISA-s u mbajt në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe nga data 7-11 dhjetor 2016. Tema kryesore e këtij Kongresi ishte: "Si Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit mund të kontribuojë në agjendën e OKB-së 2030 për zhvillim të qëndrueshëm, qeverisje të mirë dhe forcimin e luftës kundër korrupsionit?".
Kongresi mori një sërë vendimesh, miratoi plotësim-ndryshimin e një numri standardesh të auditimit, zgjodhi kryetarin dhe anëtarët e Bordit drejtues si dhe miratoi Deklaratën e Abu Dhabit.
Gjatë zhvillimit të punimeve të Kongresit, Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Osmani ka zhvilluar takime me drejtues të ONISA-s dhe homologë nga vende të ndryshme të botës. Me këtë rast ai takoi kryetarin e ri të Bordit drejtues të ONISA-s Dr. Harib Saeed Al Amimi, i cili është njëkohësisht edhe President i Institucionit Shtetëror të Auditimit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sekretaren e përgjithshme të ONISA-s Dr. Margit Kraker, njëkohësisht edhe Presidente e Gjykatës së Auditorëve të Republikës së Austrisë, anëtarin e Bordit drejtues të ONISA-s, z. Krzysztof Kwiatkowski, njëkohësisht edhe President i Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë, Presidentin e Gjykatës Evropiane të Auditorëve, z. Klaus-Heiner Lehne, ish-Presidentin e Gjykatës Evropiane të Auditorëve dhe Presidentin e Gjykatës së Auditorëve të Portugalisë, z. Vitor Caldeira, Drejtorin e përgjithshëm të Iniciativës për Zhvillim të ONISA-s, z. Einar Gorrissen, Presidentin e Zyrës Shtetërore të Auditimit të Hungarisë z. László Domokos, Kryetarin e Këshillit të Lartë Shtetëror të Shqipërisë, z. Bujar Leskaj, Zëvendës Auditorin e Përgjithshëm të Suedisë, z. Magnus Lindell.
Gjatë këtyre takimeve z. Osmani ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave specifike bilaterale me organizatat simotra si dhe për përfshirjen e Zyres Kombëtare të Auditimit në aktivitetet e ONISA-s, programet e Iniciativës për Zhvillim të ONISA-s, si dhe projektet e Gjykatës Evropiane të Auditorëve. Në këto takime, bashkëbiseduesit e z. Osmani kanë treguar një gatishmëri të plotë për të ndihmuar Zyrën Kombëtare të Auditimit që të integrohet në projekte të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e auditimit.
Kjo është hera e parë që Zyra Kombëtare e Auditimit merr pjesë në një Kongres të ONISA-s, anëtare e së cilës aspiron të bëhet në të ardhmen. ONISA është një organizatë autonome, e pavarur dhe jo-politike me status special konsultativ në Këshillin Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara dhe përfaqëson 194 institucione supreme të auditimit nga mbarë bota. Sekretariati i përgjithshëm i ONISA-s ka selinë në Vjenë.

Zyra e Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin e auditimit të performancës "Qëndrueshmëria e masave kombëtare për mbrojtjen e mjedisit" Ky auditim ka për qëllim rritjen e interesimit publik për rëndësinë e mjedisit jetësor.
Mjedisi i sigurt jetësor dhe mbrojtja e tij, janë çështje vendimtare për shëndetin e qytetarëve dhe zhvillimin e ekonomik të vendit. Subjekt i auditimit tonë është qëndrueshmëria e zbatimit efektiv të masave të vendosura në dokumentin e Planit Kombëtar për Veprim në Mjedis. Ne jemi përqendruar në sfidat e implementimit të masave nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me rolin udhëheqës që ka ajo në raport me objektivat e përcaktuara në Planin Kombëtar për Veprim në Mjedis. Indikacionet tregojnë se mundësitë dhe kapacitetet aktuale që Kosova ka për t'i adresuar sfidat mjedisore janë të kufizuara dhe duhet qasje sistematike institucionale ndaj këtyre çështjeve. Rekomandimi kryesor i dh?n? n? k?t? auditim dhe cili duhet të përmbushet brenda një viti ?sht?: Të rishikohen masat e përcaktuara në Planin Kombëtar për Veprim në Mjedis mbi një analizë reale, duke përcaktuar objektiva reale dhe të arritshme. Me qëllim të përmirësimit të mëtejshëm të kost - efektivitetit të politikave në mbrojtjen e mjedisit, ne kemi dhënë edhe 5 rekomandime tjera për tu adresuar sipas një plani afatmesëm 1-3 vjet (shih kap. 6). Raportin e plotë mund ta lexoni në faqen tonë të internetit: www.zka-rks.orgAuditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, me bashkëpunëtorë, do të marrin pjesë në Kongresin e 22-të të Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (ONISA).
ONISA është një organizatë autonome, e pavarur dhe jo-politike me status special konsultativ në Këshillin Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara.
Kongresi i 22-të i ONISA-s do të mbahet në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara dhe do t'i zhvilloj punimet nga data 7-11 dhjetor 2016 me temën kryesore: "Si Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit mund të kontribuojë në agjendën e OKB-së deri në 2030 për zhvillim të qëndrueshëm, qeverisje të mirë dhe forcimin e luftës kundër korrupsionit?"
Kjo është hera e parë që Zyra Kombëtare e Auditimit merr pjesë në një Kongres të ONISA-s, anëtare e së cilës aspiron të bëhet në të ardhmen.

Në ceremoninë e organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Republikës së Kosovës, merr pjesë Presidenti i Republikës së Kosovës sh.t.z. Hashim Thaqi, përfaqësues të Kuvendit të Kosovës si dhe përfaqësues të lartë ndërkombëtar, rajonal dhe vendor.
Me pjesëmarrjen e shumë mysafirëve nga institucionet e Kosovës, institucionet supreme të auditimit në rajon, të shoqërisë civile dhe akademike si dhe përfaqësues ndërkombëtar të akredituar në Kosovë, Zyra Kombëtare e Auditimit ka organizuar sot aktivitete ditore në vigjilje të ceremonisë së certifikimit të auditorëve publik, duke organizuar Tryezën e Përbashkët me institucionet simotra nga rajoni me temën "Sfidat në zhvillimin institucional dhe resurseve humane në Institucionet Supreme të Auditimit ", ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me organizata simotra në rajon dhe duke ndarë certifikatat për 105 auditorë të sektorit publik.
Në hapje të aktivitetit Presidenti i Republikës së Kosovës, sh.t.z. Hashim Thaqi ka nënvizuar që Zyra Kombëtare e Auditimit është shndërruar në një sinonim të institucionit më kredibil të vendit tonë dhe inkurajon që këtë epitet ta bartim edhe tek institucionet e audituara. Kjo, ka theksuar Presidenti Thaqi, na mundëson përdorimin e drejtë të fondeve publike dhe ndërtimin e qeverisjes së mirë.
Në luftën për sundim të ligjit, puna e auditorëve është shumë e vlefshme dhe si e tillë, në çdo moment, do të ketë përkrahjen e institucionit të Presidentit të Kosovës.
Derisa, Auditori i Përgjithshëm z. Besnik Osmani, ka potencuar që Zyra Kombëtare e Auditimit promovon një partneritet të hapur me të gjithë akterët e shoqërisë në funksion të përmirësimit të qeverisjes dhe të llogaridhënies në Kosovë dhe sot, kjo zyre ka shënuar kurorëzimin e suksesshëm të një programi të specializuar edukativ të auditorëve të sektorit publik të Republikës së Kosovës.
Kjo padyshim që është një arritje e jashtëzakonshme për një institucion të ri për nga mosha, por jo edhe për nga përvoja dhe rezultatet si dhe pritjet janë të natyrshme që në vijim të kemi performancë edhe më të mirë individuale të auditorëve si dhe të institucionit në përgjithësi.
Ai ka nënvizuar që përmes ngritjes së kapaciteteve të kapitalit njërëzor, Zyra Kombëtare e Auditimit, përmirëson dhe më tej cilësinë e raporteve të auditimit dhe në këtë mënyrë ndikon në përmirësimin e qeverisjes në institucionet publike të vendit tonë.
Megjithatë, Auditori i Përgjithshëm, ka shprehur brengosjen e tij lidhur me nivelin e ulët të implementimit të rekomandimeve të dhëna në raportet paraprake të auditimit. Ai u ka bërë ftesë krerëve të institucioneve publike që t'i kushtohet vëmendje më e madhe implementimit të rekomandimeve të auditorëve.
Në margjinat e aktivitetit të sotëm është nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit dhe Planin e Veprimit për aktivitetet e përbashkëta midis z. Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm i Kosovës dhe z. Bujar Leskaj, President i Kontrollit të Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë.
Këtë aktivitet e kanë përshëndetur edhe drejtuesit e institucioneve supreme të auditimit të Malit të Zi dhe Maqedonisë, të cilët njëzëri kanë nënvizuar nevojën për thellimin e bashkpunimit në fushën e auditimit, për të shkëmbyer përvojat dhe për të maksimalizuar rezultatet. Poashtu përfaqësues nga Qendra për Fuqitë në Rritje e Universitetit të Kembrixhit ka përshëndetur certifikimin e auditorëve, ndërsa znj. Nazia Mintz-Habib, Drejtore Hulumtuese e kësaj Qendre, ka prezantuar në panelin e tryezës rajonale "Sfidat në zhvillimin institucional dhe resurseve humane në Institucionet Supreme të Auditimit".
Shënim për media: - Zyra Kombëtare e Auditimit të Republikës së Kosovës është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik dhe financiar. Mandat auditimi të të gjitha aktivitetet financiare dhe administrative, programe dhe projekte të menaxhuara nga një apo më shumë institucione publike, përfshirë proceset dhe të ardhurat nga shitja e pasurive, privatizimit dhe koncesionet; ka të drejtë t'i përcjellë fondet publike deri tek përfituesi i fundit. Vetëm gjatë vitit 2016 ka publikuar mbi 110 raporte të auditimit të pasqyrave financiare, të rregullsisë si dhe raporte të përformancës. Këto, raporte janë duke u diskutuar gjerësisht në Parlamentin e Kosovës dhe përmbajnë rreth 1300 rekomandime për të përmisuar menaxhimin financiar dhe qeverisjen e mirë.

