Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.

Lajmet

Raporti Vjetor i Performancës për vitin 2011

Raporti Vjetor i Performancës për vitin 2011

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka publikuar Raportin Vjetor të Performancës për vitin 2011.  Ky raport shpalos mënyrën se si Auditori i Përgjithshëm ka shfrytëzuar burimet e besuara dhe është një tregues i rezultateve që ZAP ka arritur gjatë vitit 2011. Në raport vërehet se ZAP po bën një rritje cilësore nga viti në vit. 

Këtë konstatim kanë dhënë edhe anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike në dy mbledhje të mbajtura kur u shqyrtua Raporti Vjetor i Performancës së ZAP-së për vitin 2011 dhe Raporti i Auditorit të Pavarur për Pasqyrat Vjetore Financiare të ZAP-së, dhe Letra për Menaxhmentin. Auditori i jashtëm i ka konsideruar pasqyrat vjetore financiare si të prezantuara drejtë në të gjitha aspektet materiale. 

Anëtarët e KMFP-së e konsiderojnë ZAP-in një institucion të nivelit të lartë dhe janë të kënaqur me punën që kjo Zyrë po bën dhe informacionin e dhënë në raport. Disa gabime të vogla në ekzekutimin e buxhetit u diskutuan gjithashtu. Ata parashohin që ne të vazhdojmë edhe me tutje me zhvillimet pozimet.  

Raporti është publikuar në faqen elektronike të ZAP-it www.oag-rks.org dhe është i hapur për komentet tuaja. 

 

Konferenca e katërt vjetore e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm

Konferenca e katërt vjetore e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm

Me 10 dhe 11 korrik ZAP mbajti Konferencën e Katërt Vjetore në Pejë. Kjo konferencë tashmë është shndërruar në traditë ku së bashku me partnerët dhe miqtë po përcillen arritjet e zyrës vit pas viti.
Objektiva e kësaj konference ka qenë që së bashku të festojmë sukseset tona, identifikojmë anët e forta dhe dobësitë si dhe të menduarit se si mund të përmirësohemi.

Kësaj ngjarje iu bashkuan edhe mysafirët  nga Kontrolli i Lartë i Shtetit të Shqipërisë kryesuar nga kryetari Bujar Leskaj, anëtarë të Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike nga Kuvendi i Kosovës, partnerët tanë nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë si dhe përfaqësues nga KIPRED.

Auditori i Përgjithshëm z. Lage Olofsson, në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve tha “ZAP ka një staf i cili po rritet, ka entuziazëm për punë dhe po profesionalizohet çdo ditë; partnerë shumë të mirë  me të cilët kemi punuar një kohë të gjatë dhe ata e kuptojnë se ata janë këtu që të na ndihmojnë.  Por jemi ne ata që e drejtojmë reformën, jemi ne ata që duhet ta bëjmë punën, dhe ne duhet të jemi përgjegjës sepse e ardhmja është në duart tona. Progresi është evident dhe nuk ka asnjë arsye që Kosova mos të meritoj standardet dhe praktikat e mira evropiane.  Ne duhet të vazhdojmë rrugën që kemi nisur për t’u bërë një Institucion Suprem i Auditimit që performon mirë. Nuk ka asnjë arsye që të kthehemi prapa dhe marrim një rrugë tjetër. Ajo se çka nevojitet në këtë zyrë për të shkuar tutje janë: Menaxhim korporativ më i fortë; kuriozitet më i madh dhe përkushtimi duhet të jetë më mirë i shpërndarë. Fokusi, Ndryshimi dhe mobilizimi i resurseve janë parakushtet kryesore”.

Z. Armend Zemaj, anëtarë i Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike në Kuvendin e Kosovës, në emër të KMFP shprehi përkrahjen për ZAP por edhe pritshmëritë nga ana e komisionit duke vënë një theks të veçantë tek zhvillimi i auditimeve të performancës dhe përcjellja e rekomandimeve.

Armend Zemaj-KMFP, Fjoralba Kokonozi-Sylaj, Lage Olofsson – ZAP dhe Bujar Leskaj – KLSH 

Në ditën e dytë të konferencës Kryetari i KLSH-së Z. Bujar Leskaj, mbajti një fjalim para të pranishmëve ku paraqiti situatën aktuale dhe zhvillimin e Institucionit Suprem të Auditimit të Shqipërisë si dhe punët në proces.
Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë e përfaqësuar nga z. Fredrik Friberg shpalosi asistencën që do t’i ipet institucionit tonë gjatë sezonit të ardhshëm të auditimit.
 Në sesionet punuese të organizuara në grupe, ZAP shpalosi të arriturat dhe sfidat gjatë sezonit të auditimit 2011/12 përgaditjet për sezonin e ri, si dhe pritshmëritë në të ardhmen. Kolegët tanë nga Shqipëria u bashkuan me grupet punuese dhe kjo shërbeu edhe për shkëmbimin e pervojave nga të dyja anët. 


Grup punues gjatë konferencës

Katër nga anëtarët e delegacionit nga Shqipëria po vazhdojnë qëndrimin e tyre në Prishtinë për të marrë pjesë edhe në trajnimet e organizuara nga ZAP.

 

U emërua Zëvendës Auditori i Përgjithshëm

U emërua Zëvendës Auditori i Përgjithshëm

Auditori i Përgjithshëm sot ka emëruar Artan Venharin në pozitën e Zëvendës Auditorit të Përgjithshëm. Z. Venhari do të marrë pozitën që nga 3 shtatori 2012.
Z. Venhari ka një përvojë të gjerë duke punuar në lidhje me qeverisjen e mirë në sektorin publik. Ai aktualisht punon në KIPRED, Institutin Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, nxitjen dhe konsolidimin e demokracisë dhe vlerave demokratike në Kosovë dhe rajon përmes kërkimeve të pavarura, zhvillim të kapaciteteve dhe ndërtim të institucioneve.
Z. Venhari, përveç përgjegjësive si Zëvendës, do të ketë një rol të veçantë në zhvillimin tonë të mëtutjeshëm të auditimit të performancës.

 

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës viziton Turqinë

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës viziton Turqinë

Të mërkurën me 16 maj, z. Olofsson qëndroi për vizitë zyrtare në Gjykatën Turke të Llogarive (TCA). Në takimin e mbajtur me z. Recai Akyel, President i Gjykatës Turke të Llogarive u shpalosën përvojat, sfidat dhe objektivat nga të dyja palët. Progresi i arritur nga ZAP viteve të fundit po përcillet me interesim nga Institucionet Ndërkombëtare të Auditimit, që edhe u vlerësua në këtë takim.

 

Publikimi i raporteve

Publikimi i raporteve

 

Auditori i Përgjithshëm është në fazën e përfundimit të sezonit të auditimit 2011-2012. Ne jemi në proces të finalizimit të rreth 100 raporteve të auditimit: Auditime të rregullsisë së pasqyrave financiare për vitin 2011, Auditime të menaxhimit, dhe Auditime të performancës. 

Deri tani, Raporti i auditimit mbi Programin për Investime Publike (PIP) është dorëzuar në Kuvend dhe publikuar në faqen tonë të internetit. Javën tjetër do të publikojmë raportin për Efikasitetin në menaxhimin dhe monitorimin e kompanive të ujërave. 

Të gjitha auditimet individuale do të publikohen brenda afatit të paraparë me ligj, përpara datës 30 qershor, që është dhe data e fundit. 

Raporti gjithëpërfshirës Vjetor i Auditimit do të publikohet me 31 gusht. 

 

Arritje: ZAP merr pjesë në një bashkëpunim midis organizatave si-motra 1)

Arritje: ZAP merr pjesë në një bashkëpunim midis organizatave si-motra 1)

Për herë të parë ZAP së bashku me ISA-në Gjeorgjiane, është ftuar të marrë pjesë si vëzhgues në Rrjetin e Institucioneve Supreme të Auditimit të shteteve kandidate të BE-së dhe vendeve potenciale kandidate si dhe Gjykatës Evropiane të Auditorëve.

Seminari do të zhvillohet në Pragë, në fund të prillit. Mikpritëse e këtij seminari është ISA e Republikës Çeke, mbështetur nga SIGMA dhe Grupi i Përbashkët Punues për aktivitetet e auditimit. Tema kryesore do të jetë Arritja e cilësisë së auditimit .

Ne, për herë të parë do ta kemi mundësinë t'i shkëmbejmë përvojat me kolegët që janë pjesë e rrjetit (ISA e Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Kroacisë, Islandës, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Turqisë) dhe vendet e tjera evropiane të cilët e ndihmojnë këtë seminar.

Seminari do të përqendrohet në pasojat praktike të zbatimit të standardeve përkatëse të auditimit INTOSAI mbi Kontrollin e Cilësisë. Propozime konkrete për veprimet e nevojshme për sa i përket përmirësimit të cilësisë së punës së auditimit dhe nxitjes së bashkëpunimit të mëtejshëm në kuadër të Rrjetit të SAI për çështjet me interes të ndërsjellët janë çështje të rëndësishme në rendin e ditës.

______________________________________________________

1) Fusnota është përdorur si mjet për të arritur këtë marrëveshje 

 

 

Menaxhimi i Riskut në Sektorin Publik

Menaxhimi i Riskut në Sektorin Publik

Ushtruesja e detyrës së Zëvendës Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës, Znj. Ilire Daija-Buza dhe Auditorja e brendshme, Znj. Ardiana Sahiti kanë marrë pjesë në një seminar evropian për Menaxhim të Riskut në Sektorin publik të organizuar nga Akademia Evropiane. Ky seminar është mbajtur në Berlin më 13 dhe 14 Shkurt 2012. Seminari për menaxhim të Riskut në Sektorin Publik është dizajnuar që të zgjeroj njohuritë dhe aftësitë e kërkuara për menaxhim të riskut duke përdorur mjetet dhe teknikat e pranuara ndërkombtarisht.

Ky seminar ka theksuar simulimet e rasteve të studimit dhe pjesëmarrjen e anëtarëve në ushtrime grupore.

Pjesëmarrësit kanë qenë prej vendeve të ndryshme të Evropës prej sektorit publik që ka mundësuar shkëmbimin e përvojave. 

 

Nënshkruhet Marrëveshje bashkëpunimi në mes të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit

Nënshkruhet Marrëveshje bashkëpunimi në mes të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit

Një delegacion nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm në datat 13 dhe 14 shkurt qëndroi për vizitë në institucionin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Delegacioni i Kosovës përbëhej nga Auditori i Përgjithshëm, z. Lage Olofsson dhe Qerkin Morina, Ibrahim Gjylderen, Fjoralba Kokonozi-Sylaj, dhe Qëndresa Mulaj.

Gjatë qëndrimit dy ditor në Tiranë u zhvilluan takime të nivelit të lartë në mes dy delegacioneve, me qëllim thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave mes dy institucioneve. Z. Olofsson, mbajti një fjalim para tërë stafit të KLSH-së ku dhe u diskutuan qasjet e auditimit dhe menaxhimit.

Në ditën e dytë të vizitës u nënshkrua një Marrëveshje Bashkëpunimi nga z. Olofsson dhe z. Bujar Leskaj, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë.

z. Bujar Leskaj Kryetar i KLSH dhe z. Lage Olofsson Auditori i Përgjithshëm i Kosovës

z. Bujar Leskaj Kryetar i KLSH dhe z. Lage Olofsson Auditori i Përgjithshëm i Kosovë

Objektivat kryesore të kësaj Marrëveshjeje janë zbatimi i plotë i standardeve të auditimit në sektorin publik të pranuara ndërkombëtarisht dhe i praktikave të mira Evropiane. Fillimisht fokusi do të jetë në:

  • Shkëmbimin e përvojave në zhvillimin e mëtutjeshëm të dy institucioneve respektive; dhe
  • Harmonizimin e terminologjisë së auditimit në gjuhën shqipe  dhe përkthimin në mënyrë të koordinuar të standardeve ndërkombëtare të auditimit.

Të dyja palët u shprehën të gatshme që të fillojë sa më shpejtë implementimin e kësaj Marrëveshje, me qëllim përfitimi nga përvojat e njëri-tjetrit.

 

Trajnimi: “Dokumentimi i Auditimit”

Trajnimi: “Dokumentimi i Auditimit”

 

Sot në Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm mbahet trajnimi: “Dokumentimi i Auditimit”. Trajnimi mbahet për të gjithë auditorët e interesuar dhe udhëheqësit e ekipeve. 

Trajtimi i kësaj teme ndihmon zhvillimin e mëtutjeshëm të auditimit të rregullsisë në Kosovë. 

 

 

Trajnimi “IDEA - Themelore”

Trajnimi “IDEA - Themelore”

Sot në Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm mbahet trajnimi “IDEA – Themelore” dhe trajnimi mbahet për të gjithë punëtorët në trajnim dhe punëtorët e fushave relevante të interesuar. 

Ky trajnim do të ndihmojë në zhvillimin e mëtutjeshëm të auditimit të rregullsisë në Kosovë. 

 

Trajnimet: “Materialiteti /Caktimi i madhësisë së mostrës” dhe “Teknikat e Intervistimit”.

Trajnimet: “Materialiteti /Caktimi i madhësisë së mostrës” dhe “Teknikat e Intervistimit”.

 

Sot në Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm mbahen trajnimet: “Materialiteti /Caktimi i madhësisë së mostrës” dhe “Teknikat e Intervistimit”. Trajnimet mbahet për të gjithë punëtorët në trajnim dhe punëtorët e fushave relevante të interesuar. 

Trajtimi i këtyre dy temave do të ndihmojë në zhvillimin e mëtutjeshëm të auditimit të rregullsisë në Kosovë. 

 

 

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm fillon bashkëpunimin me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm fillon bashkëpunimin me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë (ZKAS). Më 7 shtator, Auditori i Përgjithshëm z. Lage Olofsson dhe Auditori i Përgjithshëm i Suedisë z. Jan Landahl nënshkruan këtë dokument si bazë për bashkëpunimin bilateral mes dy institucioneve.

Palët kanë rënë dakord që të angazhohen në një projekt bashkëpunimi për dy vite me radhë që fillon nga shatori 2011 deri në shtator 2013. Ky projekt synon zhvillimin e kapaciteteve të ZAP-së së Kosovës për të përmbushur mandatin e saj dhe për tu bërë një institucion i qëndrueshëm suprem i auditimit i cili vepron në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe praktikat e mira.