Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar Raportin Vjetor të Auditimit për vitin 2021


Punonjësit e ZKA-së kanë marrë më shumë informata mbi menaxhimin e rrezikut; çfarë është rreziku; konteksti dhe objektivat; vlerësimi i rrezikut; veprimet ndaj rreziqeve; si dhe monitorimi, komunikimi dhe raportimi.
Po ashtu në javën e fundit të muajit shtator janë mbajtur edhe programet e trajnimit “Metoda Kuantitative” dhe “Procesi i gjetjeve gjatë auditimit-ekzekutimi”.

Në kuadër të këtij memorandumi, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) duke u bazuar në nevojat dhe planin e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) do të organizojë trajnime për auditorët për e-prokurimi dhe për Ligjin e Prokurimit Publik, rregulloret, Udhëzuesin Operativ dhe manualët e prokurimit; do t’i trajtojë me prioritet kërkesat për interpretim të Ligjit të Prokurimit Publik që parashtrohen nga auditorët, dhe do të kthejë përgjigje sa më shpejtë që të jetë e mundur; si dhe kurdo që KRPP-ja e vlerëson të nevojshme, njofton ZKA-në për çështje që ndërlidhen me moszbatim të legjislacionit për prokurimin publik nga ana e autoriteteve kontraktuese.
Për zbatimin sa më efektiv dhe efikas të këtij memorandumi të bashkëpunimit të dy institucionet do të caktojnë koordinatorët përgjegjës.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, prezantoi në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike (KMFP), Raportin Vjetor të Auditimit për vitin 2022, i cili përmban përmbledhjen e rezultateve kryesore të punës audituese, duke përfshirë opinionin e auditimit, gjetjet dhe rekomandimet.
Znj. Spanca bëri me dije se për sezonin auditues 2022/2023, ZKA-ja arriti të përmbush planin auditues, duke kryer 123 auditime.
Para deputetëve ajo tregoi se për Pasqyrat Financiare Vjetore të 86 organizata buxhetore janë dhënë 53 opinione të pamodifikuara dhe 33 opinione të modifikuara (të kualifikuara). Përderisa për 11 ndërmarrjet publike të audituara është dhënë një opinion i pamodifikuar dhe 10 opinione të modifikuara (prej tyre shtatë opinione të kualifikuar dhe tri të kundërta).
Po ashtu ZKA-ja ka dhënë konkluzione të pajtueshmërisë me kornizën ligjore dhe sipas rezultateve institucionet publike jo në të gjitha rastet kanë qenë në pajtueshmëri me kornizën ligjore. Mangësitë kryesore janë identifikuar te kategoritë: investimet kapitale, paga dhe mëditje, subvencionet dhe transfere dhe të hyrat.
Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca më tutje i njoftoi deputetët se për Raportin Vjetor Financiar të Qeverisë për Buxhetin e Republikës së Kosovës është dhënë: Opinion i Kualifikuar. Arsyet e kualifikimit të opinionit, kanë qenë për shkak se vlera e gabimeve të identifikuara në pasqyra financiare ka qenë materiale.
Përveç opinionit të auditimit, ZKA-ja vlerësoi edhe çështjet e tjera të përcaktuara me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive, si: pajtueshmërinë e deficitit buxhetore me kornizën ligjore, borxhin shtetëror, obligimet e pa paguara dhe ato kontigjente, etj.
Për të vlerësuar nëse fondet publike po shfrytëzohen në mënyrë ekonomike, efikase dhe efektive, ZKA-ja kreu 15 auditime të performancës, të cilat mbulojnë fushat me interes shoqëror, si: ekonomi, shëndetësi, ambient, teknologji të informacionit dhe prokurim publik, etj.
Ndërsa, sa i përket rekomandimeve, në auditimet financiare dhe të pajtueshmërisë për vitin 2022, ZKA-ja ka dhënë 900 rekomandime. Znj Spanca theksoj se niveli i zbatimit të rekomandimeve nuk është i kënaqshëm. Për vitin 2021, nga auditimet financiare dhe pajtueshmërisë janë zbatuar vetëm 49%, e që në raport me vitin paraprak (2020) paraqet një ulje prej 1%. Përderisa tek NP, nga 187 rekomandime sa janë dhënë vitin e kaluar, 58% janë zbatuar.
Auditorja e Përgjithshme i njoftoj deputetët se me përfundimin e sezonit auditues 2022/2023, ZKA-ja ka analizuar të gjitha raportet e publikuara të auditimeve të rregullsisë dhe performancës duke evidentuar 51 raste të dyshimit të cilat janë dërguar te Prokurori i Shtetit për analizë dhe hetime të mëtejme. Përveç këtyre 51 rasteve të evidentuara, në Prokurori janë dërguar edhe 2 raporte në tërësi për shkak të çështjeve të ndërlidhura.
Ndërsa Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, pasi shpalosi para deputetëve sqarimet e nevojshme në lidhje më rezultatet e Raportit të auditimit, u zotua se në nivel të Qeverisë se Republikës se Kosovës do të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbatimin e rekomandimeve.
Në këtë rast, palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët me qëllim të ngritjes së mëtejme të kapaciteteve profesionale dhe të rritjes së ndikimit në menaxhimin më të mirë të financave publike në të dy vendet.
Në fokus të këtij bashkëpunimi do të jetë shkëmbimi i përvojës në fushën e metodologjisë së auditimit të jashtëm, trajnime të përbashkëta profesionale, si dhe mbajtja e konsultimeve, hulumtimeve, seminareve, e konferencave të përbashkëta.
Në këtë vizitë Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Maksim Acevski, ka qenë i shoqëruar nga Zëvendës Auditor i Përgjithshëm, Orhan Ademi; Ndihmës Auditorja e Përgjithshme, Tanja Janevska, Ndihmës Auditorja e Përgjithshme, Rosica Shalevikj Hristovska, Udhëheqësja e Auditimit, Maja Jovanovska Cvetkovski, Auditorja kryesore, Albiona Mustafa Muhadjiri, si dhe auditorja Katerina Terzioska.
Ndërsa Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, është shoqëruar nga Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, Ndihmës Auditori i Përgjithshëm, Qerkin Morina, Ndihmës Auditorja e Përgjithshme, Emine Fazliu, dhe drejtoresha e Departamentit për Komunikim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Qëndresa Mulaj.

Gjatë prezantimit në kuadër të këtij paneli përfaqësuesja e ZKA-së, Ariana Gjonbalaj Shala, ka folur për pjesën praktike, duke përshkruar zhvillimin historik të ZKA-së dhe mënyrën se si ka ndryshuar dhe avancuar kultura organizative ndër vite. Po ashtu ky panel i është përgjigjur interesimit të audiencës dhe organizatorëve të konferencës, duke dhënë përgjigje për pyetjet e parashtruara.
Të pranishmit kanë vlerësuar se nga kjo konferencë, kanë përfituar njohuri të reja si dhe kanë zgjeruar rrjetin e njohjes me auditorë evropianë, duke iu mundësuar kështu shkëmbimi i këshillave rreth sfidave të përbashkëta.

Ky program trajnimi është përmbyllur me mbajtjen e moduleve për udhëheqësit e ekipeve të auditimit të performancës me fokus në hartimin e raportit, teknikat dhe metodologjinë për mbikëqyrjen e auditimit, kontrollin dhe sigurimin e cilësisë në auditim.
Gjatë vizitës studimore në Suedi, auditorët e performancës kanë vizituar Parlamentin e Suedisë, ku për së afërmi janë njohur për perspektiven parlamentare për auditimet e performancës dhe aktivitetet e deputetëve lidhur me shqyrtimin e raporteve të auditimit.

