Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë partner kyç për zhvillimin institucional të ZKA-së
Me ftesën e Auditores së Përgjithshme të Suedisë, Helena Lindberg, Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, e shoqëruar nga Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj dhe Ndihmës Auditorët e Përgjithshëm, Qerkin Morina, Emine Fazliu, Naser Arllati, Zukë Zuka, Myrvete Gashi; ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm, Safet Berisha; drejtoresha e Departamentit për Komunikim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Qëndresa Mulaj, si dhe Fjoralba Kokonozi, udhëheqëse e Njësisë së Përkthimit, kanë zhvilluar vizitë zyrtare në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë, në Stokholm.
Kjo vizitë është realizuar në kuadër të projektit “Bashkëpunimi për Zhvillim Institucional me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës 2020-2023”. Gjatë qëndrimit në Stokholm, delegacioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës (ZKA) së bashku me homologët e tyre suedez, kanë analizuar dhe diskutuar për të arriturat dhe sfidat me të cilat ZKA-ja ballafaqohet. Në fokus të agjendës së takimeve ishin tema me interes për ZKA-në siç janë: mjetet dhe praktikat më të mira të udhëheqjes; menaxhimi i ndryshimit i bazuar në besim dhe të qenurit organizatë e hapur; planifikimi strategjik; kontrolli i cilësisë dhe sigurimi i cilësisë; procesi i auditimit dhe standardet, si dhe integrimi ndërkombëtar dhe komunikimi.
Qëllimi i këtyre diskutimeve ishte identifikimi i nevojave të ZKA-së për mbështetje dhe planifikimi i aktiviteteve për vitin 2023 në kuadër të projektit.
Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, dhe Auditorja e Përgjithshme e Suedisë, Helena Lindberg, kanë zhvilluar një takim bilateral, me ç’rast, znj. Spanca, e ka falënderuar znj. Lindberg për përkrahjen e vazhdueshme për ZKA-në duke theksuar se kjo ndihmë është shumë e rëndësishme për zhvillimin profesional dhe ngritjen e kapaciteteve të institucionit. Falë edhe bashkëpunimit dhe përkrahjes nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë, ZKA-ja ka arritur rezultate të kënaqshme në përgjithësi në punën e vet, dhe ato janë janë mëse të dukshme dhe lirisht mund të shprehem e kënaqur me nivelin e arritur, u shpreh Spanca.
Nga ana e saj znj. Lindberg ka shprehur angazhimin e saj për të vazhduar mbështetjen për ZKA-në dhe zbatimin e projektit të bashkëpunimit.
Në kuadër të kësaj vizite, gjithashtu janë zhvilluar takime në mes të dy menaxhmenteve të institucioneve si dhe një vizitë në Parlamentin e Suedisë përkatësisht në sekretariatin e Komisionit për Financa.
Auditorja e Përgjithshme u prit në takim nga ambasadorja e Kosovës në Suedi
Në kuadër të vizitës në Suedi, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, dhe Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj janë pritur në takim edhe nga ambasadorja e Republikës së Kosovës në Suedi, Sh. S. Shkendije Geci Sherifi. Me këtë rast znj. Spanca e ka njoftuar Ambasadoren për punën audituese, sfidat dhe rezultatet e auditimit. Diplomatja kosovar ka falënderuar znj. Spanca për vizitën, si dhe ka përgëzuar për punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit për një menaxhimin më të mirë të parasë publike përmes auditimeve, respektivisht zbatimit të rekomandimeve të auditimit.

Në kuadër të kësaj vizite, gjithashtu janë zhvilluar takime në mes të dy menaxhmenteve të institucioneve si dhe një vizitë në Parlamentin e Suedisë përkatësisht në sekretariatin e Komisionit për Financa.
Auditorja e Përgjithshme u prit në takim nga ambasadorja e Kosovës në Suedi
Në kuadër të vizitës në Suedi, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, dhe Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj janë pritur në takim edhe nga ambasadorja e Republikës së Kosovës në Suedi, Sh. S. Shkendije Geci Sherifi. Me këtë rast znj. Spanca e ka njoftuar Ambasadoren për punën audituese, sfidat dhe rezultatet e auditimit. Diplomatja kosovar ka falënderuar znj. Spanca për vizitën, si dhe ka përgëzuar për punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit për një menaxhimin më të mirë të parasë publike përmes auditimeve, respektivisht zbatimit të rekomandimeve të auditimit.





“Kosova është në fazën fillestare të hartimit të politikave për buxhetim të përgjegjshëm gjinor. Edhe pse në praktikë Qeveria ka filluar t’i jap vëmendje më të madhe financimit të skemave të ndryshme në përkrahje të grave, përfshirë edhe ato në pozita vendimmarrëse, këto procese kërkojnë politika të qarta dhe sisteme të cilat përkrahin informatat lidhur me këtë. Me qellim që të vlerësohen nëse po bëhet shpërndarje e drejtë e parasë publike dhe nëse po arrihen qëllimet e përcaktuara, këto procese është e nevojshme t’i nënshtrohen auditimit të jashtëm”, ka deklaruar znj. Spanca.
Duke marrë parasysh se barazia gjinore është një prej objektivave të Agjendës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm 2030, si dhe aktualitetin në Kosovë, në tetor të këtij viti, Auditorja e Përgjithshme ka treguar se ka aprovuar auditimin e performancës “Efektiviteti i institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje” përmes se cilit do të vlerësohet nëse organet përgjegjëse kanë ndërmarr masat e duhura për trajtimin e rasteve të dhunës në familje, siç janë reagimi, mbrojtja dhe rehabilitimi i viktimave të dhunës.

Bazuar në rezultatet e auditimit, z. Halilaj ka thënë se duhet të punohet akoma më shumë për sisteme më të avancuar të kontrollit të brendshëm, në mënyrë që hallka e sistemit të menaxhimit të parasë publike të përmirësohet në vazhdimësi. Bartësit e institucioneve duhet të marrim masa që personat që abuzojnë me detyrën zyrtare të vihen para përgjegjësisë, që sistemi i llogaridhënies të funksionojë si një nga masat më efektive në luftimin dhe parandalimin e dukurive negative. “Në kuadër të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore Auditori i Përgjithshëm dhe Zyra Kombëtare e Auditimit, besoj fuqishëm që është duke e kryer misionin e vet që përmes rekomandimeve të auditimit të mundësojë që prokurimi publik të jetë një proces transparent dhe llogaridhënës duke ofruar mallra, shërbime dhe investime sa më ekonomike dhe cilësore”, është shprehur Halilaj.
Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, ka treguar se ZKA-ja në sezonin auditues 2021-2022 ka kryer 134 auditime dhe ka dhënë 861 rekomandime në baza vjetore, vetëm në fushën e prokurimit gjatë kësaj periudhe janë dhënë 138 rekomandime.
Tutje Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, ka folur për rolin dhe rëndësinë e Njësisë kundër mashtrimit në ZKA-së që merret me identifikimin e mashtrimeve potenciale dhe shkeljeve të tjera në këtë fushë që pastaj i dërgon tek Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, ku vetëm për sezonin e fundit auditues janë raportuar 77 raste të kësaj natyre.






Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, në fjalën e saj ka falënderuar UN Women për ftesën dhe organizimin e Konferencës për të diskutuar çështjen e barazisë dhe buxhetimit të përgjegjshëm gjinor, posaçërisht Auditorët e Përgjithshëm dhe Institucionet Supreme të Auditimit si institucione kyçe për të ofruar informacion objektiv dhe të pavarur nëse strategjitë dhe aktivitetet qeveritare janë duke u implementuar në mënyrë efektive.
Znj. Spanca i ka njoftuar të pranishmit për ngritjen e kapaciteteve të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës në fushën e barazisë gjinore dhe buxhetimin e përgjegjshëm gjinor si dhe i ka ftuar Auditorët e Përgjithshëm të vendeve të rajonit për ndarjen e përvojave dhe praktikave të mira me qëllim të maksimizimit të përfitimit nga auditimi i çështjeve që ndërlidhen me barazinë gjinore.
Në këtë konferencë kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të ministrive të financave, ministrive të linjës që zbatojnë buxhetin e përgjegjshëm gjinor, mekanizmave institucionalë gjinorë, kryetarëve të komunave, përfaqësuesve të pushtetit vendor, parlamenteve, Institucioneve Supreme të Auditimit, organizatave të shoqërisë civile dhe mediave të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nga Kosova pjesëmarrëse ka qenë, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, drejtori i Departamentit të Buxhetit në Ministrinë e Financave, Salvador Elmazi, Kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia, si dhe përfaqësues të tjerë institucional, të cilët në kuadër të paneleve të konferencës kanë prezantuar perspektivat e tyre nga fushat që mbulojnë.
Punimet dyditore të Konferencës Rajonale për Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor janë zhvilluar në kuadër të shtatë (7) paneleve, ku janë diskutuar tema të rëndësishme si: “Perspektiva e lidershipit dhe politikëbërësve për buxhetimin e përgjegjshëm gjinor”; “Menaxhimi i Financave Publike si rrugë për arritjen e barazisë gjinore”; Ndryshimi i jetës së grave dhe burrave përmes aplikimit sektorial të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor”; “Qasjet e pranuara ndërkombëtarisht për të vlerësuar zbatimin e BPGJ-së”; “Roli i institucioneve të mbikëqyrjes publike në avancimin e barazisë gjinore”; “Zbatimi i buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në nivel lokal: praktika nga rajoni”; si dhe “Ndikimi i buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në jetën e grave dhe burrave”.





