Krerët e Institucioneve Supreme të Auditimit, anëtare të EUROSAI-t priten në takim nga presidenti i Çekisë, diskutojnë për rëndësinë e ISA-ve brenda sistemit kushtetues
Aktivitete të shumta janë mbajtur edhe gjatë ditës së tretë të post Kongresit të EUROSAI-t, ndër të cilat duhet të veçohen pritja nga presidenti i Republikës Çeke, takimi i krerëve të Institucioneve Supreme të Auditimit (ISA) për të diskutuar Planin Strategjik të EUROSAI-t 2024-2030, si dhe ekspozita e hapur e produkteve dhe prezantimi i të arriturave nga ISA-t.
Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj dhe krerët e tjerë të Institucioneve Supreme të Auditimit (ISA) nga vendet e Evropës janë pritur të martën në takim nga presidenti i Republikës Çeke, z. Miloš Zeman.
Gjatë këtij takimi presidenti çek ka mirëpritur udhëheqësit e Institucioneve Supreme të Auditimit me të cilët ka diskutuar për rëndësinë e auditimit të jashtëm brenda sistemit kushtetues, si dhe për përfitimet e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e auditimit.
Ky takim është realizuar pas përfundimit të punimeve të post Kongresit të EUROSAI-t ku drejtuesit e Institucioneve Supreme të Auditimit për tri ditë më radhë në kuadër të dhjetëra punëtorive kanë diskutuar tema të rëndësishme të auditimit të jashtëm si dhe kanë bërë rrjetëzimin dhe shkëmbimin e përvojave të tyre. Të pranishmit kanë vlerësuar se post Kongresi i EUROSAI-t ka qenë një mundësi e mirë për të demonstruar potencialin e institucioneve supreme të auditimit dhe fuqinë e tyre.
Drejtuesit e Institucioneve Supreme të Auditimit solidarizohen me Ukrainën, thonë se në mungesë të paqes është e vështirë të flitet për zhvillimin dhe arritjen e qëllimeve globale
Në takimin e veçantë të drejtuesve të organeve më të larta të auditimit njëherësh anëtarë të EUROSAI-t, ku ishin pjesë edhe Auditorja e Përgjithshme dhe Zëvendës Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, është diskutuar plani Strategjik i EUROSAI-t 2024-2030.
Me këtë rast Presidenti i EUROSAI-t, ka ftuar kryetarin e Dhomës së Llogarive të Ukrainës, Valeriy Patskan, që para homologëve evropian të paraqes situatën në vend dhe dëmet e shkaktuara nga agresioni ushtarak rus si dhe pengesat për arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm.
Ai ka kërkuar që sa më shpejt midis prioriteteve të EUROSAI-t, të identifikohen përpjekjet e përbashkëta për të vlerësuar ndikimin global të sulmit të Rusisë në Ukrainë, vlerësimet e dëmeve të luftës, duke thënë se shkalla e dëmit nga kjo luftë është e vështirë të vlerësohet.
“Presidenti i Ukrainës ka krijuar tashmë një grup pune për të kontrolluar dëmet, humbjet e shkaktuara në Ukrainë dhe qeveria ka hartuar një urdhër për vlerësimin e dëmit. Në këtë drejtim punon edhe Dhoma e Llogarive. Në të ardhmen e afërt do të kryhen një sërë analizash sektoriale. Rezultatet e tyre do të ndihmojnë në formimin e një opinioni auditimi mbi vlerësimin e qeverisë për madhësitë dhe format e dëmeve direkte dhe indirekte të shkaktuara nga agresioni i armatosur”, është shprehur Patskan. Ai ka thënë se nga komuniteti i EUROSAI-t Ukraina ka nevojë për mbështetje metodologjike.
Të pranishmit kanë bashkë ndjerë me homologun e tyre ukrainas për zhvillimet atje, duke thënë se në mungesë të paqes është e vështirë të flitet për zhvillimin global dhe arritjen e qëllimeve globale.
Presidenti i EUROSAI-t Miloslav Kala, me rastin e përfundimit të post Kongresit ka falënderuar mysafirët për pjesëmarrje, atmosferën miqësore dhe për ndarjen e njohurive.
Delegacioni i ZKA-së pritet në takim nga ambasadorja e Kosovës në Çeki
Gjatë qëndrimit në Pragë, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, me bashkëpunëtor është pritur në takim edhe nga ambasadorja e Republikës së Kosovës në Çeki, Albesjana Iberhysaj Kapitaj.
Me këtë rast znj. Spanca e ka njoftuar ambasadoren për punën audituese, sfidat dhe rezultatet e auditimit. Në veçanti znj Spanca ka theksuar rëndësisë e pjesëmarrjes së Kosovës në këtë ngjarje dhe peshën që ka EUROSAI si organizatë evropiane e ISA-ve në të cilën ZKA është anëtare e kësaj organizate, e mundësuar kjo edhe me ndihmën edhe të shtetit çek. Diplomatja kosovare e ka falënderuar znj. Spanca për vizitën, si dhe ka përgëzuar për punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit për një menaxhimin më të mirë të parasë publike përmes auditimeve, respektivisht zbatimit të rekomandimeve të auditimit.

Në takimin me z. Kala, znj. Spanca e ka falënderuar atë për mbështetjen dhe kontributin e dhënë në procesin e anëtarësimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës në EUROSAI, si dhe e ka njoftuar për zhvillimet më të fundit dhe të arriturat e ZKA-së, sfidat dhe objektivat për të ardhmen.
Në veçanti Auditorja e Përgjithshme vuri theksin tek bashkëpunimi i ZKA-së me Kuvendin e Republikës se Kosovës, nevoja për ndryshimin e Ligjit për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit, si dhe tek përfshirja e stafit të ZKA-së në grupe punuese të fushave të ndryshme në EUROSAI.
Znj. Spanca, ka ftuar homologun e saj për vazhdim të bashkëpunimit përmes projekteve specifike të cilat do të ndihmonin ZKA-në për të avancuar më tutje funksionin e saj. Gjithashtu, Auditorja e Përgjithshme ka paralajmëruar shënimin e 20-vjetorit të themelimit të ZKA-së në vitin e ardhshëm, me ç’rast ka ftuar z. Kala që ta vizitojë ZKA-në dhe Kosovën.
Auditori i Përgjithshëm i Çekisë, njëherësh Presidenti i EUROSAI-t, z. Miloslav Kala, ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e shkëlqyer me ZKA-në duke shprehur gatishmërinë për ta forcuar më tutje bashkëpunimin e mirë në mes të dy institucioneve, si dhe në kuadër të EUROSAI-t.
Gjithashtu, z. Kala e ka përgëzuar Auditoren e Përgjithshme për angazhimin dhe punën e saj në ngritjen e kapaciteteve të ZKA-së dhe ruajtjen e pavarësisë institucionale, duke ofruar shërbime objektive, të pavarura dhe cilësore.
Specialistja e auditimit Aida Podrimaj, ka prezantuar në kuadër të panelit në sesionin punues “Korniza e INTOSAI-t për Deklaratat Profesionale”, ku ka folur për progresin, sfidat dhe pikëpamjet e ZKA-së në lidhje me Kornizën Ndërkombëtare të Deklaratave Profesionale, dhe zbatimin e tyre. Prezantimi i saj si dhe kontributi në diskutim nga Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca ka zgjuar interesim të veçantë tek të pranishmit. Në këtë aspekt është vlerësuar niveli i zhvillimit të metodologjisë audituese të ZKA-së.
Në ditën e tretë të vizitës, përfaqësuesit e ZKA-së do të vazhdojnë më vizita dhe angazhime të tjera në kuadër të agjendës, ndër të cilat, në qendër të vëmendjes do të jetë takimi me Presidentin e Republikës së Çekisë z. Miloš Zeman.

Në kuadër të kësaj vizite deputetja suedeze, zyrtarët e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë dhe përfaqësuesit nga SIGMA, gjithashtu, kanë zhvilluar disa takime pune në Zyrën Kombëtare të Auditimit. Me këtë rast janë pritur nga Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, dhe bashkëpunëtorët e saj.
Në fokus të veçantë, këto takime kanë pasur, shkëmbimin e përvojave në lidhje me zbatimin e rekomandimeve, komunikimin dhe bashkëpunimin e Institucioneve Supreme të Auditimit me Parlamentin dhe bashkërendimin e aktiviteteve për të përmirësuar performancën e menaxhimit të financave publike.
Të pranishmit kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe shumëvjeçar në mes të dy institucioneve si dhe kanë shprehur gatishmërinë për të avancuar edhe më tej partneritetin në mes tyre.
Gjithashtu, mysafirët kanë pasur mundësinë të njoftohen më në detaje lidhur me arritjet dhe zhvillimet e fundit në Zyrën Kombëtare të Auditimit dhe për nevojën e ndryshimit të Ligjit për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit, në mënyrë që Ligji i ri të reflektoj kërkesat e standardeve ndërkombëtare të institucioneve supreme të auditimit.

Kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere (KBPT), Armend Muja, pasi ka vlerësuar rëndësinë e auditimeve që kryhen nga ZKA dhe ka shpreh vlerësime të larta për punën e saj, ka theksuar nevojën për të gjetur mënyra të reja shtesë për të ushtruar ndikimin e Kuvendit në zbatimin e rekomandimeve. Z. Muja ka thënë se përveç angazhimeve të tjera një kulturë e follow-up (përcjelljes) së zbatimit të rekomandimeve duhet të zhvillohet në ardhmen për të forcuar ndikimin në zbatimin e tyre.
Zëvendës kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike (KMFP), Arta Bajralija, ka theksuar se niveli i ulët i zbatimit të rekomandimeve nga institucionet publike është shqetësuese për Kuvendin dhe në këtë drejtim ka ngritur nevojën për rritjen e llogaridhënien nga palët përgjegjëse. Ajo ka përmendur se KMFP, gjatë vitit shqyrton rreth 30 raporte të auditimeve të kryera nga ZKA, si dhe ka theksuar nismën e këtij Komisioni për të zhvilluar vizita në institucione dhe aktivitete tjera për të mbikëqyr zbatimin e Ligjit për Kontroll të Brendshëm të Financave Publike.
Të dy përfaqësuesit e Komisioneve kanë falënderuar pjesëmarrësit suedez dhe të Letonisë për gatishmërinë e treguar për të bartur tek ne përvojat e tyre në lidhje më këtë fushë.
Gjatë kësaj punëtorie, deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe të ata të parlamentit suedez dhe Letonisë kanë ndarë përvojat dhe praktikat e tyre me qëllim të rritjes së ndikimit të punës së tyre në përmirësimin e menaxhimit të financave publike.
Deputetja suedeze Mia Sydoë Mölleby dhe Dag Levin Sparr, Këshilltar i Lartë në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë (ZKAS) prezantimet e tyre i kanë fokusuar tek rritja e ndikimit të punës së ZKA-së. Ata kanë ndarë me të pranishmit praktikat e mira të Parlamentit të Suedisë dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë për shqyrtimin e raporteve të auditimit dhe bashkëpunimit në mes të dyja institucioneve për të siguruar menaxhimin e mirë të fondeve publike dhe mbajtur përgjegjës krerët e organizatave buxhetore.
Kurse ish Auditorja e Përgjithshme dhe ish deputetja e Parlamentit të Letonisë, njëherësh eksperte e angazhuar nga SIGMA, Inguna Sudraba, ka prezantuar perspektivën e bashkëpunimit të Institucioneve Supreme të Auditimit me Parlamentin.
Ndërsa Alastair Swarbrick, këshilltar i lartë për politika të financave publike dhe auditimit, SIGMA, ka folur lidhur me përshtypjet e palëve të jashtme për ZKA-në, me ç’rast ka prezantuar rezultatet e anketimit nga të cilat ka rezultuar se këto përshtypje vazhdojnë të theksojnë besueshmërinë e lartë në këtë institucion.
Ndër konkluzionet kryesore të nxjerra nga kjo punëtori ka qenë nevoja e ndryshimit të Ligjit për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit për ti mundësuar kësaj zyre të orientojë planet e auditimit në fusha më rrezik të lartë, me prioritet dhe interes për Kuvendin dhe publikun në përgjithësi.

Ndërsa sa i përket auditimit të performances “Auditimi i kontratave publike në Korporatën Energjetike të Kosovës 2018 - 2020”, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka treguar se sipas konkluzionit të auditimit Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) nuk ishte siguruar që fondet dhe burimet e saj ishin përdorur në mënyrën më ekonomike, duke marrë në konsideratë qëllimin dhe lëndën e prokurimit. Po ashtu nuk ishte siguruar që në aktivitetet e veta të prokurimit t’i trajtojë operatorët ekonomik në mënyrë të barabartë dhe jo-diskriminuese dhe të veprojë në mënyrë transparente.
Kurse sa i përket raportit të auditimit të performancës “Vlerësimi i nxënësve në testet ndërkombëtare dhe kombëtare”, i cili përfshin periudhën 2018-2021, Auditorja e Përgjithshme, konkluzioni i auditimit nxjerr në pah se institucionet përgjegjëse nuk kanë arritur të përmirësojnë metodat e mësimdhënies dhe vlerësimit në përputhje me kërkesat e kurrikulës dhe praktikat më të mira të nxjerra nga Agjencia Evropiane për Sigurimin e Cilësisë. Për më shumë, Komiteti i Vlerësimeve Ndërkombëtare, që do t’i vlerësonte dhe adresonte mospërputhjet dhe boshllëqet, nuk është themeluar. Rezultatet e testit kombëtar të arritshmërisë janë relativisht të larta dhe ndryshojnë shumë me vlerësimin vjetor që bëhen nga mësimdhënësit.
Në këtë konferencë kanë qenë të pranishëm edhe Ndihmës Auditorja e Përgjithshme, Emine Fazliu, Ndihmës Auditori i Përgjithshëm, Zukë Zuka si dhe Ndihmës Auditorja e Përgjithshme, Myrvete Gashi. 