ZKA-ja fillon fazën e ekzekutimit të auditimit për sezonën 2020/2021
Me qëllim të përmbushjes së planit vjetor të auditimit 2020/2021, 38 ekipe të auditimit kanë dal në teren për të filluar me ekzekutimin e auditimeve të para, ku parashihet të kryhen 124 auditime. 116 auditime të rregullsisë (financiare dhe të pajtueshmërisë) përfshijnë: auditimin e buxhetit të Kosovës, 52 auditime të institucioneve të nivelit qendror, 38 të nivelit lokal, 12 ndërmarrje publike dhe 13 projekte të financuara nga fondet e jashtme. Krahas, auditimeve të rregullsisë, gjatë vitit 2021 do të publikohen edhe 8 auditime të performancës.
Megjithatë, realizimi i sezonit auditues është mjaft sfidues pasi që do të zhvillohet në rrethana të shtrirjes së pandemisë. Përderisa, Institucionet Supreme të Auditimit kanë mundësi që të hartojnë planet e tyre vjetore bazuar në rrezik, ZKA-ja është e obliguar të kryej në baza vjetore auditimin e detyrueshëm të rregullsisë së: Raportit të Qeverisë për Buxhetin e Kosovës; të gjitha organizatave buxhetore të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë pranuar një buxhet përmes Ligjit vjetor të Buxhetit dhe janë të obliguara të hartojnë Pasqyra Vjetore Financiare. Cikli i auditimeve të rregullsisë përmbyllet në fund të muajit gusht, kur Raporti Vjetor i Auditimit (RVA) për Raportin Financiar Vjetor të Buxhetit të Kosovës (RFV/BK) dorëzohet në Kuvendin e Kosovës.
Ndikimi i pandemisë është i dukshëm edhe gjatë këtij sezoni të auditimit, pasi që entitetet audituese janë duke punuar me staf të reduktuar. Për më tepër disa prej auditorëve janë prekur nga Covid-19 dhe janë detyruar të izolohen dhe t'i nënshtrohen trajtimit mjekësor. Përveç kësaj vitin e kaluar, ka pasur edhe ndryshime në strukturën e ministrive.
Një sfidë tjetër e rëndësishme gjatë këtij sezoni do të jetë zbatimi paralel i metodologjisë së re për auditime financiare dhe të pajtueshmërisë që është zhvilluar me përkrahjen e partnerit të projektit të binjakëzimit, ISA-në e Polonisë, si dhe sistemit elektronik për menaxhimin e auditimit – SITA.
Të dy këto projekte shumë domethënëse për ZKA-në janë duke u realizuar gjatë kësaj sezone të auditimit. Ndërsa, me qëllim të futjes në përdorim të tyre, janë mbajtur dhe po vazhdojnë të mbahen një numër i madh i trajnimeve për të gjithë stafin.
Zyra Kombëtare e Auditimit në shërbim të misionit të saj për fuqizimin e llogaridhënies në administratën publike, për çdo vit, përmes auditimeve financiare dhe të pajtueshmërisë bën vlerësimin për: Cilësinë e raportimit financiar; Efektivitetin e sistemeve të kontrollit të brendshëm; dhe Pajtueshmërinë e transaksioneve financiare me ligjet dhe rregulloret në fuqi. Ndërsa, përmes auditimeve të performancës vlerëson nëse fondet publike po shfrytëzohen në mënyrë efikase dhe efektive.



Ndërkaq edhe ZKA-ja, është duke kryer auditimin e performancës me temën ?Furnizimi me materiale shëndetësore dhe optimizimi i resurseve njerëzore dhe teknike për t’iu përgjigjur nevojave të pacientëve me Covid-19?.

Krerët e të dyja institucioneve deklaruan se janë të përkushtuar për angazhimin e institucioneve të tyre në përmbushjen e marrëveshjes së bashkëpunimit, të arritur në vitin 2019, përmes planit konkret të aktiviteteve. Me anë të marrëveshjes, synohet të promovohet bashkëpunimi institucional, përmes shkëmbimit të përvojave në fushën e metodologjisë së auditimit të jashtëm publik, përkrahjen në zhvillimin e softuerëve të auditimit, trajnime profesionale, shkëmbim të informacionit dhe dokumentacionit mbi aktivitetet profesionale, organizimin e auditimeve paralele për tema me interes të përbashkët, mbajtje të konsultimeve, hulumtimeve të përbashkëta, seminareve, konferencave e takimeve teknike.
Po ashtu në kuadër të vizitës zyrtarë në Maqedoninë e Veriut, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, është pritur në takim edhe nga Zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, të cilin e ka uruar për marrjen e detyrës së re.
Në vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, u shoqërua nga shefi i kabinetit, Taulant Sejdiu si dhe drejtoresha e Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Qëndresa Mulaj.




Ky e-seminar është duke u organizuar për here të tetë dhe kësaj radhe do të prezantohet zhvillimi i integritetit në Institucionin Suprem të Auditimit të Hungarisë. Për më tepër kjo do të jetë një nga ngjarjet e para të Ekipit global të ekspertëve të INTOSAI-t dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krimin (UNDC).
ISA i Hungarisë, ka mbështetur me sukses futjen e qasjes së integritetit dhe zhvillimin e një sistemi të menaxhimit të integritetit në Hungari gjatë dekadës së fundit prandaj ka vendosur të ndajë njohuritë e saj me komunitetin ndërkombëtar të auditorëve në këtë fushë. Motoja e këtij seminari është ?të mësojmë nga shembujt e mirë?.
Pjesëmarrës në këtë seminar janë përfaqësues nga vendet e zhvilluara dhe vendet në zhvillim që marrin në konsideratë mbështetjen e luftës globale kundër korrupsionit dhe futja e kulturës së bazuar në integritet në administratën publike si objektivë primare.


Me tej diskutimi u përqendruar në shkëmbimin e përvojave për ndikimin e pandemisë në auditimin publik dhe mundësive të bashkëpunimit me këtë drejtim.
Në takim Auditori i Përgjithshëm i Kosovës u shoqërua nga Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Ilir Salihu dhe drejtoresha e Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Qendresa Mulaj.

