Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.

Lajmet

Gazetarët e rinj përfitojnë njohuri rreth ZKA-së dhe raporteve të auditimit

Gazetarët e rinj përfitojnë njohuri rreth ZKA-së dhe raporteve të auditimit

Në kuadër të projektit “Përmirësimi i performancës në raportimin dhe monitorimin e Raporteve të Auditorit”, i organizuar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN), u mbajt kursi i parë i trajnimit të gazetarëve të rinj, me qëllim që të përfitojnë njohuri për trajtimin e raporteve të auditimit, të cilat janë produkt i Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA). Kursi u zhvillua në tri seanca përmes platformës “online”. Në seancën e parë, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, mbajti një ligjëratë gjithëpërfshirëse, duke e shpjeguar rolin, misionin, mënyrën se si funksionon Zyra Kombëtare e Auditimit, si dhe detaje të tjera rreth procesit të përpilimit të raporteve të auditimit. Trajnimi ishte interaktiv, ku gazetarët e rinj patën mundësinë që përmes pyetjeve t`i zhvillojnë edhe më tutje njohuritë  rreth fushës së auditimit. Seanca e dytë u administrua nga Visar Prebreza, redaktor në KALLXO.com, ndërsa e treta u drejtua nga Labinot Leposhtica, koordinatori i zyrave ligjore në BIRN Kosovë. Ky projekt përmban edhe kurse të tjera trajnuese, të cilat janë në proces të realizimit. Projekti është i përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Prishtinë dhe ka për qëllim që të përmirësojë aftësitë e gazetarëve dhe monitoruesve në mënyrë që ata të mund të identifikojnë më mirë shkeljet në alokimin e parave publike. Këto seanca trajnimi, gjithashtu duhet të inkurajojnë gazetarët e rinj që të ndërmarrin gazetari hulumtuese.  
ZKA-ja dorëzon në Kuvendin e Kosovës Raportin Vjetor të Performancës për vitin 2019

ZKA-ja dorëzon në Kuvendin e Kosovës Raportin Vjetor të Performancës për vitin 2019

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) e dorëzoi në Kuvendin e Kosovës Raportin Vjetor të Performancës për vitin 2019. Pas dorëzimit, raporti i njëjtë është publikuar edhe në uebfaqen e ZKA-së. Ky raport përfshinë shënime të rëndësishme rreth performancës së institucionit të Auditorit të Përgjithshëm në përmbushjen e obligimeve të tij kushtetuese e ligjore, në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (SNISA). Të gjitha aktivitetet e Zyrës gjatë vitit 2019 janë mbështetur në Planin Strategjik 2018-2021, Planin Vjetor të Auditimit 2018/19, që paraprakisht i është dorëzuar Kuvendit të Kosovës, si dhe në Planin Operativ 2019. Ngjarja kryesore, e cila e ka karakterizuar performancën e Zyrës Kombëtare të Auditimit gjatë vitit 2019 është anëtarësimi me të drejta të plota në në Organizatën Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI). Ky anëtarësim përbën arritjen më të madhe në historinë e auditimit të jashtëm, të sektorit publik të Republikës së Kosovës. Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, në fjalën e tij brenda raportit deklaroi se me anëtarësimin e ZKA-së në INTOSAI është bërë i mundur shkëmbimi i dijes dhe i përvojave me Institucionet Supreme të Auditimit, me194 shtete anëtare të kësaj organizate, në mënyrë që të zhvillohen më tutje kapacitetet institucionale, për të zbatuar detyrat dhe përgjegjësitë me integritet të lartë profesional. “ Tani, mbetet një aspiratë e natyrshme që të angazhohemi për anëtarësimin e ZKA-së në Organizatën Evropiane të Institucioneve Supreme të Auditimit (EUROSAI). Edhe gjatë vitit 2019 kemi vazhduar të zgjerojmë portofolin e auditimeve, duke përfshirë më shumë ndërmarrje publike dhe organizata buxhetore nën auditimin e ZKA-së. Në pajtim me Planin Strategjik të ZKA-së kemi vazhduar angazhimin në auditimet e e performancës, duke e mbajtur numrin e njëjtë, por duke audituar tema dhe sektorë kompleks pasi që edhe në këtë lloj të auditimeve kemi ngritje shumë të mirë të kompetencës profesionale të auditorëve”, theksoi Osmani. Gjatë vitit 2019, sipas Auditorit  të Përgjithshëm është shtrirë më tej ndikimi i ZKA-së përmes rekomandimeve praktike, për drejtuesit e institucioneve publike të Kosovës. “Gëzon fakti që gjatë vitit të kaluar është vërejtur një progres i lehtë në rritjen e shkallës së zbatimit të rekomandimeve të auditimit, por ky trend duhet të rritet ndjeshëm për të pasur efekt në menaxhimin e shëndoshë financiar dhe forcimin e kapaciteteve të administratës publike”, shkroi Osmani. Bazuar në rezultatet e punës së Zyrës Kombëtare e Auditimit të përfshira në raport, gjatë vitit 2019 janë përfunduar dhe publikuar 128 raporte të auditimit. Prej tyre, 115 raporte janë të auditimit të rregullsisë dhe 13 raporte të auditimit të performancës. Numri i auditimeve të rregullsisë është rritur për 4 në raport me sezonin e kaluar, kurse auditimet e performancës kanë pasur rritje nga viti 2016 dhe përbëjnë rreth 11 % të auditimeve të ZKA-së. Auditimi i Ndërmarrjeve Publike (NP) ka filluar në sezonin auditues 2016/17 me vetëm 4 sosh dhe në sezonin 2019/2020 ka arritur në 14 NP, kurse krahasuar me sezonin e kaluar është rritur për 3 ndërmarrje më shumë. Ndërkaq, me Planin Vjetor për sezonin e auditimit 2019/20, ZKA-ja planifikon të kryejë auditimet, si në vijim: 119 Auditime të rregullsisë, si dhe 13 auditime të performancës. Megjithatë, për shkak të ndikimit të pandemisë COVID 19 në funksionimin normal të institucioneve publike në Kosovë, ZKA-ja do të mund sfidohet në realizimin e planit të auditimit. Raportin Vjetor të Performancës për vitin 2019 mund ta gjeni në këtë vegëz.
Vazhdon zbatimi i projektit të binjakëzimit në mes të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës dhe të Polonisë përmes komunikimit online

Vazhdon zbatimi i projektit të binjakëzimit në mes të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës dhe të Polonisë përmes komunikimit online

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, takimi i radhës për zbatimin e projektit “Fuqizimi i mëtejmë i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës” në mes të zyrtarëve të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) dhe atyre të Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë u mbajt përmes një video-konference. Në takimin virtual me ekspertë nga Varshava dhe Lisbona u diskutua draft-raporti i auditimit të teknologjisë informative i cili i dedikohet menaxhimit të sistemeve IT-së në njërin prej institucioneve qendrore të Kosovës. Ky takim u mbajt në kuadër të komponentës së tretë të projektit “Përditësimi i doracakëve të auditimit dhe të letrave të punës, në përputhje me legjislacionin dhe Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit”. Në kuadër të kësaj komponente veç të tjerash janë duke u pilotuar edhe dy auditime të teknologjisë informative, të cilat do të realizohen nga auditorët e teknologjisë informative të ZKA-së, me ndihmën e kolegëve të tyre polakë dhe portugezë. Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mënyrën e paraqitjes së konkluzioneve dhe rekomandimeve të auditimit në mënyrë efektive, që ato të jenë më të kuptueshme dhe të zbatueshme. Auditimi i Teknologjisë së Informacionit është një ndër llojet më me interes të auditimeve që zhvillohet nga Institucionet Supreme të Auditimit në mbarë botën. Në këtë drejtim edhe ZKA-ja është duke kryer auditime të sistemeve të TI-së, duke pasur parasysh parimet e përgjithshme të auditimit që rrjedhin nga Standardet Ndërkombëtare për Institucionet Supreme të Auditimit. Auditimi i TI-së nënkupton ekzaminimin e zbatimit të sistemeve të TI-së për të garantuar se ato përmbushin nevojat e subjektit, pa komprometuar sigurinë e të dhënave, privatësinë, koston dhe elemente të tjera kritike të veprimtarisë së subjektit të audituar.
Zyra Kombëtare e Auditimit nisë publikimin e raporteve të auditimit, të Pasqyrave Financiare 2019

Zyra Kombëtare e Auditimit nisë publikimin e raporteve të auditimit, të Pasqyrave Financiare 2019

Nga kjo javë, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) do të fillojë publikimin e raporteve të auditimit të rregullsisë për Pasqyrat Financiare Vjetore 2019. Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, përmes një deklarimi publik, njofton opinionin e gjerë  se: “Zyra Kombëtare e Auditimit, pavarësisht vështirësive,  për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID – 19, nga  kjo javë fillon publikimin e raporteve të auditimit të rregullsisë për organizatat buxhetore. Për auditimin e entiteteve për të cilat do të publikohen raportet në ditët në vijim, ekipet audituese kanë poseduar të gjitha informatat dhe dëshmitë që ofrojnë siguri të mjaftueshme për dhënien e opinionit të auditimit dhe rekomandimeve, siç kërkohet me Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (SNISA). Që nga shfaqja e pandemisë COVID – 19 në vendin tonë, kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura, duke punuar me stafin esencial në zyre dhe pjesën tjetër me punë nga distanca për të realizuar auditimet e parapara për këtë fazë, me Planin Vjetor të Auditimit. Shpresojmë që me lehtësimin e masave kundër përhapjes së virusit, do të vazhdojmë aktivitetin auditues me intensitet të plotë, në mënyrë që të jemi në gjendje të përmbushim mandatin institucional e ligjor. Gjithashtu, jemi duke përcjellë me vëmendje të gjitha veprimet financiare dhe të menaxhimit të sistemeve shtetërore në këto rrethana të pazakonshme të ballafaqimit me pandeminë COVID-19. Lidhur me këtë, po punojmë në kuadër të Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI) që edhe në Kosovë të ndërmerren veprimet e ngjashme dhe me të njëjtat standarde, siç po aplikohen në vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë. Prandaj, u bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të institucioneve publike që vendimet e marra t’i mbështesin në parimet e përgjegjësisë, menaxhimit të shëndoshë financiar, si dhe në ligje dhe rregullore”. Në fazën e parë, do të publikohen njëzetetre (23) raporte, prej të cilave: njëmbëdhjetë (11) i përkasin institucioneve të nivelit qendror; një (1) institucioneve të pavarura, si dhe njëmbëdhjetë (11) institucioneve të nivelit lokal (komunave). Përkatësisht, do të publikohet raporti i auditimit për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK); Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS); Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL);  Ministrinë e Drejtësisë (MD); Ministrinë  e Mjedisit dhe Planifikimin Hapësinor (MMPH); Ministrinë e Mbrojtjes (MM); Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS); Ministrinë e Integrimit (MI); Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike (MDIS); Doganën e Kosovës; Zyrën e Kryeministrit (ZKM); Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ); Komunën e Mamushës; Komunën e Klinës; Komunën e Deçanit; Komunën e Prishtinës; Komunën e Mitrovicës së Jugut; Komunën e Leposaviqit; Komunën e Vushtrrisë; Komunën e  Rahovecit; Komunën e  Ferizajt; Komunën e Podujevës dhe për Komunën e Shtërpcës. Raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit promovojnë drejtpërsëdrejti llogaridhënien e institucioneve publike, rrisin besimin në shpenzimin e fondeve publike dhe luajnë një rol aktiv në sigurimin e interesit të taksapaguesve dhe të palëve të tjera të interesit për rritjen e përgjegjësisë së organizatave buxhetore, për menaxhim të mirë të fondeve publike. Të gjitha raportet e auditimit publikohen në ueb faqen zyrtare të Zyrës Kombëtare të Auditimit (http://www.zka-rks.org/), ku kanë qasje të plotë të gjithë qytetarët e Kosovës.
Sqarim për Media

Sqarim për Media

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) përmes kësaj komunikate njofton të gjitha mediat dhe opinionin publik se nuk ka kryer asnjë auditim të financave të partive politike sepse kjo nuk është në mandatin tonë siç është publikuar sot në disa media tona. Sipas Ligjit bazik për Financimin e Subjekteve Politike, 03/L- 174 dhe ndryshimeve të fundit të këtij ligji në vitin 2013 me Ligjin nr 04/L-212, me nenin 19 kompetenca për përzgjedhjen e një Auditori të Jashtëm për auditimin e pasqyrave financiare të partive politike i takon Kuvendit të Republikës së Kosovës, respektivisht Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike. Prandaj referencat se raportet e auditimit për financat e partive politike janë bërë nga Zyra Kombëtare e Auditimit janë të pasakta.  Të gjitha raportet tona janë në web –faqen zyrtare dhe mund të verifikohen në çdo kohë. Mirëpresim përmirsimin e gabimit në rastet kur kjo është publikuar gabim me qëllim të informimit të drejtë për qytetarët dhe mbesim të hapur për t’i dhënë të gjitha sqarimet shtesë të nevojshme.   DEPARTAMENTI PËR KOMUNIKIM DHE EDUKIM ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT 
Zyra Kombëtare e Auditimit vazhdon punën online

Zyra Kombëtare e Auditimit vazhdon punën online

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia me virusin COVID-19 dhe me qëllim të zbatimit të të gjitha masave mbrojtëse të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), këtë javë do të vazhdoj aktivitetin e punës online. Për këtë qëllim janë ndërmarrë të gjitha veprimet administrative dhe teknologjike për të ofruar asistencën e nevojshme për të gjithë stafin dhe për të mundësuar punën nga shtëpia. Zyra Kombëtare e Auditimit ka pasur të zhvilluara disa metoda të telekomunikacionit dhe punës në distancë edhe para kësaj krize, prandaj synon që për aq sa lejojnë rrethanat, të ruaj të gjitha funksionet e saj punuese përmes angazhimit online. Për rrjedhojë, puna në zyre do të kryhet vetëm nga një numër i kufizuar i stafit esencial. Pjesa tjetër do të punojnë nga shtëpia. Kësisoj, me të gjitha palët e interesit dhe entitetet e audituara do të vazhdojë komunikimi online përmes postës elektronike dhe platformave tjera komunikuese, për të siguruar vazhdimësinë e punës audituese deri në atë shtrirje që organizatat mund të përgjigjen dhe situata lejon. Përsa i përket institucioneve publike shëndetësore dhe atyre të sigurisë, si përgjegjëse të drejtpërdrejta për të menaxhuar situatën, do të bëhet një riaranzhim kohor i auditimit. Me qëllim të sigurimit të komunikimit sa më efektiv ne kemi vendosur pikat e kontaktit sipas funksioneve ku ju mund të na kontaktoni:
Funksioni në ZKA Kontaktet
Kabineti i Auditorit të Përgjithshëm Qendresa Mulaj U.D. Udhëheqëse e Kabinetit të AP     Tel. +38345109000 E-mail. Qendresa.Mulaj@oagks.org
Zyra për Komunikim me Publikun Shqipe Hetemi Zyrtare për Komunikim Tel. +38344599362 E-mail. shqipe.hetemi@oagks.org
Administrata e Përgjithshme Imri Semetishti Drejtor i Përgjithshëm Tel. +38345109118 E-mail. Imri.Semetishti@oagks.org
Divizioni i Auditimit I – Institucionet nën auditim: -        Ministria e Financave -        ATK -        Dogana -        Administrata e Kuvendit -        Zyra e Kryeministrit -        Ministria e Diasporës -        Komisioni për Miniera dhe Minerale -        Ministria e Administratës Publike -        Ministria për Komunitete dhe Kthim -        Ministria e Mbrojtjes -        Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë -        Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural -        Ministria e Kulturës , Rinisë dhe Sportit -        Ministria e Infrastrukturës -        Ministria e Tregtisë dhe Industrisë -        Ministria e Integrimit Evropiane Qerkin Morina Ndihmës Auditor i Përgjithshëm   Tel. +38345109160 E-mail. Qerkin.Morina@oagks.org  
Divizioni i auditimit II – Institucionet nën auditim: -        Ministria e Shëndetësisë -        Fondi i Sigurimeve Shëndetësore -        Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës -        Agjencia Kosovare e Privatizimit -        Fondet në Mirëbesim -        Komisioni Qendror i Zgjedhjeve -        Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë -        Universiteti i Prishtinës -        Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale -        Komuna e Prizrenit -        Komuna e Dragashit -        Komuna e Mamushës -        Komuna e Pejës -        Komuna e Klinës -        Komuna e Istogut -        Komuna e Gjakovës -        Komuna e Deçanit -        Komuna e Junikut -        Komuna e Mitrovicës së Veriut -        Komuna e Kllokotit Emine Fazliu Ndihmës Auditor i Përgjithshëm   Tel. +38345109079 E-mail. Emine.Fazliu@oagks.org  
Divizioni i auditimit III – Institucionet nën auditim: -        Ministria e Zhvillimit Ekonomik -        Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal -        Ministria e Zhvillimit Rajonal -        Ministria e Drejtësisë -        Këshilli Prokurorial i Kosovës -        Këshilli Gjyqësor i Kosovës -        Ministria e Punëve të Jashtme -        Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor -        Ministria e Punëve të Brendshme -        Trainkos -        Hortikultura Prishtinë -        KRU Hidromorava -        KRM Uniteti -        KUR Hidroregjioni Jugor -        Stacioni i Autobusëve – Prishtinë -        Ndërmarrja e Re Energjetike -        KUR Prishtina -        KUR Drini i Bardhë -        KRM Pastrimi -        Vala dhe Telekomi i Kosovës -        Posta e Kosovës -        Bifurkacioni Arvita Zyferi – Hashani Ndihmës Auditor i Përgjithshëm   Tel. +38345109073 E-mail. Arvita.Zyferi@oagks.org  
Divizioni i auditimit IV – Institucionet nën auditim: -        Komuna e Prishtinës -        Komuna e Obiliqit -        Komuna e Graçanicës -        Komuna e Mitrovicës -        Komuna e Suharekës -        Komuna e Fushë Kosovës -        Komuna e Leposaviqit -        Komuna e Zubin Potokut -        Komuna e Zveçanit -        Komuna e Vushtrrisë -        Komuna e Drenasit -        Komuna e Skenderajt -        Komuna e Lipjanit -        Komuna e Rahovecit -        Komuna e Shtimes -        Komuna e Ferizajt -        Komuna e Kaçanikut -        Komuna e Hanit të Elezit -        Komuna e Podujevës -        Komuna e Malishevës -        Komuna e Novobërdës -        Komuna e Gjilanit -        Komuna e Kamenicës -        Komuna e Ranillugut -        Komuna e Vitisë -        Komuna e Shtërpcës -        Komuna e Parteshit   Naser Arllati Ndihmës Auditor i Përgjithshëm   Tel. +38345109097 E-mail. Naser.Arllati@oagks.org
Institucionet që auditohen nga firma e kontraktuar: -        Gjykata Kushtetuese e Kosovës -        Komisioni i Pavarur i Mediave -        Institucioni i Avokatit të Popullit -        Komisioni Rregullativ i Prokurimit -        Organi Shqyrtues i Prokurimit -        Akademia për Drejtësi (Instituti Gjyqësor i Kosovës) -        Autoriteti Kosovar i Konkurrencës -        Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa -        Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale -        Zyra Rregullative për Energji -        Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare -        Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit -        Agjencia për Ndihmë Juridike Falas -        Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronave -        Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale -        Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore -        Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave -        Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës -        Agjencia për Shërbimet të Aviacionit Ajror -        Akademia e Shkencave dhe Arteve -        Agjencia Kundër Korrupsionit -        Autoriteti i Aviacionit Civil Mujë Gashi Drejtor i Metodologjisë dhe Cilësisë në Auditim   Tel. +38344421720 E-mail. Muje.Gashi@oagks.org
Divizioni i Auditimeve të Performancës dhe TI-së Vlora Mehmeti - Spanca Ndihmës Auditor i Përgjithshëm   Tel. +38345109170 E-mail. Vlora.Mehmeti@oagks.org    
Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar Qendresa Mulaj Drejtor i Departamentit   Tel. +38345109000 E-mail: Qendresa.Mulaj@oagks.org
 
Zyra Kombëtare e Auditimit prezantoi raportin e performancës “Zbatimi i rekomandimeve të raportit ‘Fondi Zhvillimor’ dhe efektet e fondit”

Zyra Kombëtare e Auditimit prezantoi raportin e performancës “Zbatimi i rekomandimeve të raportit ‘Fondi Zhvillimor’ dhe efektet e fondit”

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) sot bëri prezantimin publik të raportit të performancës “Zbatimi i rekomandimeve të raportit ‘Fondi Zhvillimor’ dhe efektet e fondit”, ku morën pjesë përfaqësues nga Dogana e Kosovës, Ministria e Financave dhe Transfereve, Komuna e Mitrovicës së Veriut, Komuna e Zveçanit, si dhe përfaqësues nga shoqëria civile, organizatat ndërkombëtare dhe mediat. Me këtë rast Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, tha se kërkesa për auditimin e Fondit Zhvillimor të Mirëbesimit (FZhM) ka ardhur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. “Auditimi i këtij fondi dhe vet fondi është shumë specifik, e dini që buron nga marrëveshja e Brukselit. Ka qenë sfidë auditimi i tij, duke i marrë parasysh karakteristikat e veçanta që i atribuohen këtij fondi. Projekti si i tillë për neve ka qenë i rëndësishëm edhe për një fakt tjetër meqenëse është pjesë integrale e buxhetit të shtetit dhe ne duhet të kemi informacion të bollshëm se si po menaxhohet fondi”, u shpreh Osmani. Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, vlerësoi përkushtimin e institucioneve përgjegjese për t’i bërë përmirësimet e nevojshme në mënyrë që mjetet e FZhM-së të shpenzohen në mënyrë efektive dhe në dobi të qytetarëve të komunave në veri të Kosovës. “Kemi parë një përkushtim të institucioneve të përfshira për të bërë përmirësime. Ky është një mesazh që ish dashtë me ndjek të gjitha institucionet e tjera që ne auditojmë. Prandaj u bëj thirrje të gjithë akterëve që t’i  marrin me seriozitet rekomandimet e dhëna nga Zyra Kombëtare e Auditimit, sepse ato kanë qëllim të përbashkët që ky buxhet të përdoret për të mira materiale për qytetarët e komunave në veri”, theksoi Osmani. Ndërsa, Ndihmës Auditori i Përgjithshëm, Vlora Spanca, duke prezantuar konkluzionet kryesore të këtij auditimi, tha se komunat në veri nuk ishin mjaft efikase në vënien në dispozicion të projekteve të financuara nga Fondi Zhvillimor i Mirëbesimit e në disa raste nuk ishin efektive. “Konkluzionet kryesore të auditimit përcjellës janë se vetëm 4 nga 13 rekomandimet e dhëna janë zbatuar plotësisht, 5 rekomandime janë zbatuar pjesërisht dhe 4 rekomandime nuk janë zbatuar në tërësi. Prandaj në këtë aspekt progresi është i limituar dhe mbetet hapsirë për menaxhim më të mirë dhe kontroll financiar gjatë zbatimit të projekteve të financuara nga ky fond”, theksoi Spanca, duke shtuar se qytetarët janë ftuar në dëgjime mirëpo jo për projektet e financuara nga FZhM, disa projekte nuk janë përfunduar brenda afateve të përcaktuara ndërsa ka pasur projekte që ende nuk kanë filluar të zbatohen përkundër faktit se komunat kanë pasur buxhet në dispozicion. Ndërkohë Udhëheqësi i Departamentit të Auditimi, Fatlinda Ramosaj, tha se  auditimi  ka përfshirë institucionet përgjegjese: Bordin menaxhues të Fondit Zhvillimor të Mirëbesimit, Ministrinë e Financave, Doganën e  Kosovës dhe katër komunat përfituese Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zveçanin dhe Zubin Potokun. Ramosaj tregoi se ky auditim ka mbuluar projektet e zhvilluara gjatë viteve 2017-2019, dhe për qëllim ka pasur vlerësimin e zbatimit të rekomandimeve dhe realizimin e projekteve në të mirë të qytetarëve. “Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë 13 rekomandime, 4 për Bordin e Fondit Zhvillimor të Mirëbesimit, 3 për Ministrinë e Financave, 1 rekomandim për Doganën e Kosovës dhe 5 rekomandime për komunat në veri. Objektivë tjetër e këtij auditimi ka qenë efekti i këtij fondi, pra se sa projektet e e financuara nga ky fond janë realizuar dhe janë venë në dispozicion të qytetarëve”, tha Ramosaj, duke shtuar se janë 3 rekomandime të reja për komunat veriore dhe 2 rekomandime për Bordin menaxhues të FZhM-së. Më tutje udhëheqësi i ekipit, Arben Selimi dhe anëtari i ekipit, Armin Bushati prezantuan në detaje gjetjet e raportit të performancës “Zbatimi i rekomandimeve të raportit ‘Fondi Zhvillimor’ dhe efektet e fondit”. Ndërkaq përfaqësuesit e komunave në veri të vendit përkatësisht ata të Mitorovicës së Veriut dhe të komunës së Leposaviqit u zotuan se do t’i marrin parasysh vërejtjet dhe rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës në mënyrë që mjetet e fondit të përdorën për projekte në dobi të qytetarëvë të komunave veriore. Fondi Zhvillimor i Mirëbesimit është themeluar në vitin 2013 me marrëveshjen në mes të Bashkimit Evropian (BE) dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës. Fondi ka për qëllim të promovoj zhvillimin social dhe ekonomik në komunat Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
Ftesë për publikun

Ftesë për publikun

Ju ftojmë që të merrni pjesë në tryezën e organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit, ku do të prezantohet raporti i auditimit përcjellës “Zbatimi i rekomandimeve të raportit ‘Fondi Zhvillimor’ dhe efektet e fondit”. Tryeza do të mbahet:

Të martën me datën  03 mars  2020 në ora 10:00,

në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit,

Lagjja Arbëria, Rr.Ahmet Krasniqi, 210

Prishtinë

  Në tryezë janë të ftuar përfaqësues nga Bordi Menaxhues i Fondit Zhvillimor të Mirëbesimit, Dogana e Kosovës, Ministria e Financave dhe Transfereve, Komuna e Mitrovicës së Veriut, Komuna e Zubin Potokut, Komuna e Zveçanit, Komuna e Leposaviqit si dhe përfaqësues nga shoqëria civile, organizatat ndërkombëtare dhe mediat.   Jeni të mirëseardhur.
Osmani: Bashkëpunimi mes dy institucioneve simotra, ZKA-së e KLSH-së, shembull për institucionet e tjera

Osmani: Bashkëpunimi mes dy institucioneve simotra, ZKA-së e KLSH-së, shembull për institucionet e tjera

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, po merr pjesë në një konferencë dyditore, të organizuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në Shqipëri. Konferenca ka për qëllim prezantimin e “Analizës Vjetore të KLSH-së për vitin 2019”. Aty po marrin pjesë, pos përfaqësuesve më të lartë të KLSH-së, edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme në Shqipëri. Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, mbajti një fjalë rasti në hapje të punimeve të konferencës. Ai i falënderoi drejtuesit e KLSH-së për ftesën, si dhe i lavdëroi për punën dhe rezultatet e arritura të këtij institucioni. “KLSH-ja dhe ZKA-ja  janë shembulli më i mirë i bashkëpunimit të organizatave simotra midis Shqipërisë e Kosovës, i cili duhet të ndiqet si model edhe nga institucionet e tjera të të dy vendeve. Ne do të vazhdojmë edhe më tutje bashkëpunimin e ndërsjellë, në shumë projekte në të ardhmen”, tha Osmani gjatë konferencës. Pos kësaj, Auditori i Përgjithshëm, bëri edhe një prezantim të shkurtër për punën dhe rezultatet e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) ndër vite, si dhe të projekteve aktuale të këtij institucioni. Me theks të veçantë, Osmani përmendi anëtarësimin e fundit të ZKA-së në Organizatën Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI), i cili ndodhi muajt e fundit, duke e konsideruar si arritje kulminante, jo vetëm për ZKA-në, por edhe për Kosovën. Ai e falënderoi KLSH-në dhe kryetarin e saj, Bujar Leskajn, për kontributin dhe lobimin rreth këtij anëtarësimi. Konferenca është duke u mbajtur në qytetin e Vlorës dhe do të vazhdojë punimet edhe nesër, ku pritet të ketë disa aktivitete promovuese.

Rritja e ndikimit të auditimit përmes bashkëpunimit në mes të Institucioneve Supreme të Auditimit dhe Parlamenteve

Rritja e ndikimit të auditimit përmes bashkëpunimit në mes të Institucioneve Supreme të Auditimit dhe Parlamenteve

Më  20 dhe 21 shkurt 2020, në Mal të Zi, u mbajt konferenca “Puna me Parlamentin për të përmirësuar ndikimin e auditimit” nën organizimin e OECD/SIGMA, ndërsa nikoqir ishte Institucioni Shtetëror i Auditimit të Malit të Zi. Kjo konferencë u organizua në kuadër të Rrjetit të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme për Bashkimin Evropian (BE) dhe Gjykatës Evropiane të Auditorëve. Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin përfaqësues të Parlamenteve si deputetë, stafi i komisioneve parlamentare përkatëse si dhe përfaqësues të Institucioneve Supreme të Auditimit nga Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia. Kosova në këtë konferencë u përfaqësua nga Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, kryetari i Komsisionit Parlamentar për Buxhet dhe Transfere, Hekuran Murati, Sekretari i Pergjithshëm i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi dhe Qëndresa Mulaj, Udhëheqëse e Kabinetit të Auditorit të Përgjithshëm. Kryetari i Komsisionit Parlamentar për Buxhet dhe Transfere, Hekuran Murati, ka prezantuar në panelin “Organizimi i seancave dëgjimore përfshirë sistemin e raportimit” ku foli për rolin e komisioneve parlemnetare në rritjen e ndikimit të auditimit. Më këtë rast ai shprehu perkushtimin e tij për të intensifikuar bashkpëunimin me Zyrën Kombëtare të Audititmit të Kosovës me qëllim të rritjes së përgjegjësisë në institucionet publike për menaxhimin e parasë publike. Konferenca ishte interaktive dhe u bazua në prezantime të rasteve. Ekspertët nga vendet anëtare të BE-së informuan pjesëmarrësit për praktikat në vendet e tyre, ndërsa përfaqësues nga ISA-t pjesë e Rrjetit dhe Parlamentet shkëmbyen përvojat e tyre se cilat janë praktikat për organizimin e takimeve për shqyrtimin parlamentar të raporteve të auditimit. Pjesëmarrësit e konferencës ranë dakord se është e rëndësishme që parlamentet të marrin rolin e tyre të mbikëqyrjes financiare mbi shpenzimet e qeverisë dhe të angazhohen me ISA-të për mënyrat më të mira për të përfituar nga pasuria e informacionit mbi menaxhimin e financave publike që ISA-të mbledhin gjatë punës së tyre të auditimit.