Korniza Afatmesme e Shpenzimeve nuk trajtohet mjaftueshëm për të siguruar planifikime buxhetore në përputhje me prioritetet strategjike
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) bëri publik raportin e performancës “Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2018–2020 në sektorin e arsimit dhe të infrastrukturës”.
Raporti konstaton se Korniza Afatmesme e Shpenzimeve (KASH) nuk trajtohet mjaftueshëm për të siguruar planifikime buxhetore në përputhje me prioritetet strategjike.
Auditimi vë në pah se planifikimi, zbatimi dhe monitorimi i realizimit të objektivave strategjike nuk është në nivelin e duhur. Kjo ka bërë që të zbehet rëndësia dhe qëllimi që ka Korniza Afatmesme e Shpenzimeve (KASH) në planifikim afatgjatë të objektivave dhe buxhetit.
Për rrjedhojë, Korniza Afatmesme e Shpenzimeve nuk është plotësisht në funksion të një planifikimi të qëndrueshëm.
Sipas të gjeturave të auditimit, Zyra për Planifikim Strategjik në kuadër të Zyrës së Kryeministrit nuk ka arritur të bëjë bashkërendim të aktiviteteve të saj, monitorim dhe raportim të vazhdueshëm të implementimit të objektivave strategjike në mënyrë që të hartojë një deklaratë të duhur të prioriteteve.
Kurse, Ministria e Financave (MF) ka bërë hartimin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve në mënyrë të përgjithësuar nëpër sektorë por jo edhe sipas organizatave buxhetore, kjo e bënë të vështirë ndërlidhjen, vlerësimin dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve për organizata.
Ndërsa, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) si dhe Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), nuk kanë arritur të bëjnë planifikim të duhur financiar të projekteve/aktiviteteve dhe realizim të buxhetit për projekte të caktuara duke rrezikuar realizimin e objektivave strategjike qeveritare. Për më shumë, këto dy ministri kishin planifikuar dhe realizuar projekte jashtë objektivave strategjike.
Zyra Kombëtare e Auditimit i rekomandon autoritetet përgjegjëse që të sigurojnë hartim dhe miratim të duhur të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve, e cila duhet të shërbej si dokument kyç për planifikimin e aktiviteteve strategjike dhe atyre vjetore.
Objektivë e këtij auditimi është vlerësimi nëse procesi i përgatitjes dhe zbatimit të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) ka adresuar objektivat strategjike të përcaktuara, për planifikim të mirëfilltë dhe financim të politikave prioritare në vend.
Auditimi përfshin periudhën për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2018 – 2020 me fokus vitin 2018 ndërsa, për nevoja krahasimore mbulon edhe periudhën e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2017–2019.
Raportin e plotë mund ta lexoni në këtë vegëz



Të dyja palët konsideruan se ky bashkëpunim është i rëndësishëm, ndërsa u theksua se ZKA-ja do të vazhdojë të përfitojë edhe mëtutje nga ky projekt.
Takim është realizuar me kërkesë të Stephen Carpenter me rastin e përfundimit të misionit të tij në Kosovë në kuadër të projektit USAID TEAM dhe me qëllim që të njoftohet Auditori i Përgjithshëm me personat përgjegjës që do të pasojnë punën e z. Carpenter dhe do të vazhdojnë zbatimin e projektit.
Kurse, Udhëheqësja e ekipit, Fexhrie Thaqi, prezantoi para të pranishmëve në detaje të gjeturat e raportit “Siguria e Ushqimit, rast studimi: produktet e mishit dhe të grurit”.
Përfaqësuesit e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, si dhe të Komunës së Gjilanit janë pajtuar me të gjeturat e raportit të auditimit të performancës “Siguria e Ushqimit, rast studimi: produktet e mishit dhe të grurit” si dhe kanë shprehur gatishmërinë për t’i zbatuar rekomandimet e dhëna nga Zyra Kombëtare e Auditimit.
Ndërkohë, Ndihmës-Auditori i Përgjithshëm, Vlora Spanca, duke prezantuar konkluzionet kryesore të këtij raporti tha se auditimi ka nxjerrë në pah se institucionet përgjegjëse nuk janë efektive dhe nuk po bëjnë sa duhet për të rritur sigurinë në trafik.
“Gjetjet e raportit tregojnë se kontrollet policore në trafikun rrugor në rajonin e Prishtinës kanë qenë të mangëta. Nuk ka orientim të kontrolleve policore sipas nevojave dhe rreziqeve, si dhe Sistemi Informativ i Policisë së Kosovës karakterizohet me të dhëna jo të plota dhe jo të sakta. Këto kanë bërë që policia të mos jetë efektive sa i përket rritjes së sigurisë në trafik”, u shpreh Spanca.
Po ashtu, Spanca tha se edhe Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit nuk ka arritur të implementojë kriteret e rëndësishme të sigurisë rrugore dhe të funksionalizojë Këshillin për Sigurinë në Trafikun Rrugor deri në fund të vitit 2018.
Spanca shtoi se edhe Komuna e Prishtinës nuk ka arritur që të sigurojë mirëmbajtje të duhur dhe permanente për të gjitha rrugët, për të cilat është përgjegjëse përfshirë edhe sinjalizimin.
Udhëheqësi i Departamentit të Auditimit të Performancës dhe Teknologjisë Informative, Samir Zymberi, tregoi se periudha e auditimit ka përfshirë vitin 2016, 2017 dhe 2018.
Zymberi tha se objektivë e këtij auditimit ka qenë që institucionet përgjegjëse, Ministria e Infrastrukturës, Policia e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës të bëjnë përpjekjet e duhura për të ofruar siguri në trafikun rrugor.
“Rezultatet e auditimit tregojnë se siguria në trafikun rrugor mbetet ende një sfidë për institucionet relevante dhe kërkon veprime të menjëhershme. Bazuar në këtë, ZKA-ja ka dhënë 24 rekomandime për institucionet e audituara me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik. Tetë prej këtyre rekomandimeve janë për Policinë e Kosovës, 10 janë për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit dhe gjashtë rekomandime janë për Komunën e Prishtinës”, u shpreh Zymberi.
Ndërkaq, Udhëheqësi i ekipit, Labinot Sadiku, prezantoi para të pranishmëve në detaje të gjeturat e raportit të performancës “Siguria në trafikun rrugo”.
Përfaqësuesit e institucioneve të audituara u pajtuan me të gjeturat e raportit të auditimit të performancës “Siguria në trafikun rrugor”, si dhe kanë shprehur gatishmërinë për t’i zbatuar rekomandimet e dhëna nga Zyra Kombëtare e Auditimit.


