Përmirësimi i procesit të menaxhimit të kontratave publike të ndërtimit është i domosdoshëm
Një shumë e konsiderueshme nga buxheti i shtetit shpenzohet për ndërtimin e objekteve arsimore, kulturore dhe sportive, andaj është tejet e rëndësishme që Organizatat Buxhetore të bëjnë menaxhimin e kontratave për këto ndërtime në mënyrë të duhur dhe efikase.
Mirëpo, auditimi i performancës i kryer nga Zyra Kombëtare e Auditimit lidhur me “Menaxhimin e kontratave publike të ndërtimit” ka identifikuar se Organizatat Buxhetore të audituara nuk kishin arritur të sigurojnë që objektet arsimore, kulturore dhe sportive të bëhen me kohë, brenda buxhetit të aprovuar dhe procesi i ndërtimit të objekteve të bëhet sipas marrëveshjeve kontraktuale.
Sipas raportit të auditimit, shkaktarët kryesorë që projektet e audituara nuk janë përfunduar me kohë siç janë kontraktuar fillimisht janë; mos verifikimi i gjendjes faktike në vendin e ndërtimit, mos përgatitja e dokumenteve kyçe të ndërtimit në mënyrë të duhur dhe mungesa e vlerësimit të performancës së kontratave.
Më tej në raport theksohet se Organizatat Buxhetore nuk kanë shfrytëzuar mjaftueshëm as mjetet juridike që do të ndihmonin në përfundimin e projekteve sipas planit dhe kontratave. Mangësitë e identifikuara në këtë aspekt ishin: siguria e ekzekutimit të kontratës më e ulët se avansi, koha e sigurisë nuk mbulonte kohëzgjatjen e kontratës dhe në 9 nga 11 kontratat e audituara nuk kishin paraparë fare mundësinë e penalizimit, ndërsa në dy rastet kur është paraparë nuk është aplikuar edhe pse ishte paraqitur nevoja për penalizim.
Në këtë raport prezantohen edhe mangësi në përdorimin e tepërt të aneks kontratave. Edhe pse në Ligjin për Prokurim Publik parashihet që përdorimi i aneks kontratave lejohet në rastet kur punët nuk mund të parashihen në kontratën bazë, auditimi nxjerr në pah se janë nënshkruar kontrata për punë të cilat do të mund të përfshiheshin gjatë dizajnimit të projektit fillestar. Si pasojë e kësaj, OB-të kanë paguar më shumë se që kanë planifikuar dhe fondet e ndara për projektet tjera janë përdorë për të mbuluar shpenzimet për aneks kontrata.
Auditori i Përgjithshëm, z. Besnik Osmani lidhur me këtë raport ka deklaruar se “Mungesa e monitorimit të performancës gjatë menaxhimit të kontratave, ka shkaktuar që projektet të mos mund të realizohen siç është pritur dhe objektet mos të vihen në dispozicion të shfrytëzuesve të synuar me kohë. Përmirësimi i disa proceseve gjatë menaxhimit të kontratave mund të sigurojë se projektet po arrijnë qëllimin për çka janë ndërtuar dhe po e sigurojnë vlerën për paranë e investuar në to”.
Zyra Kombëtare e Auditimit, ka dhënë rekomandimet e veta, të cilat kanë për qëllim të sigurojnë se autoritetet përgjegjëse, respektivisht Ministria e Administratës Publike, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministra e Kulturës Rinisë dhe Sportit, shtojnë përpjekjet e tyre për të përmirësuar menaxhimin e kontratave duke siguruar se projektet po përfundohen në kohën e pritur, në përputhje me kushtet e kontraktuara, janë përdorur mjetet juridike që i mbrojnë interesat e organizatave buxhetore dhe se është zvogëluar përdorimi i aneks kontratave.
Raportin e plotë mund ta lexoni në këtë vegzë.




Në këto punëtori, përfaqësuesit nga ZKA kanë diskutuar lidhur me çështjet kyçe të dala nga raportet e auditimit të Komunave në vitin 2018 si: të gjeturat kryesore nga raportet e auditimit, rekomandimet e dhëna dhe niveli i zbatimit të rekomandimeve, si dhe sfidat e mundshme që ndikojnë në nivelin e ulët të zbatimit të rekomandimeve. Po ashtu në këto punëtori është diskutuar edhe për sfidat dhe pengesat me të cilat ballafaqohen zyrtarët komunal gjatë zbatimit të rekomandimeve.


Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni nga Zyra Kombëtare e Auditimit, ka vizituar edhe zyrën regjionale të Cakovec -it, ku janë mirëpritur nga udhëheqësi i kësaj zyre z. Nikola Mustac dhe bashkëpunëtorët e tij. Në këtë vizitë delegacioni nga ZKA u njoftuar lidhur me përgjegjësitë dhe organizimin e procesit të auditimit në zyrat regjionale të Institucionit Suprem të Auditimit të Kroacisë.





Auditori i Përgjithshëm, z. Besnik Osmani hapi punimet e konferencës, duke falënderuar përzemërsisht pjesëmarrësit dhe veçanërisht falënderoj Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë (SNAO) dhe OSBE që mundësuan organizimin e konferencës.
“Këtë konferencë e nis me ri-konfirmimin e zotimit tonë që si anëtare me të drejta të plota në organizatën më të rëndësishme të komunitetit të auditorëve të sektorit publik INTOSAI, ne mbetemi të fokusuar në parimet fundamentale të saj: pavarësisë, transparencës, integritetit e profesionalizmit në mënyrë që përmes auditimeve cilësore të fuqizojmë llogaridhënien në administratën publike për përdorimin efektiv, efikas dhe ekonomik të burimeve kombëtare” tha Osmani.
Puna jonë bazohet në modelin e qeverisjes së mirë dhe themeli ynë është Plani Strategjik, 2018 – 2021, theksoi Osmani, ku më pas shpalosi punën dhe të arriturat për dy vitet e fundit. Gjatë kësaj periudhe është rritur në 20% numri i auditimeve të rregullsisë, janë trefishuar auditimet e performancës ndërsa auditimi i ndërmarrjeve publike i themeluar si portofolio në 2016 po rezulton mirë me rritje të katër auditimeve të reja për çdo vit. Poashtu, kanë filluar angazhimet për auditimet e projekteve të përkrahura nga Banka Botërore dhe donatorët tjerë, ku aktualisht kryhen 9 auditime të këtyre projekteve në vit.
Tutje z.Osmani shtoi se me qëllim te përditësimit të qasjes tonë të auditimit, në vazhdimësi kemi rishikuar në mënyrë kritike dokumentet tona të punës dhe kemi avancuar me zhvillimin e metodologjisë. Gjatë kësaj periudhe është zhvilluar metodologjia e auditimit të Ndërmarrjeve Publike që ka rezultuar me përgatitjen e doracakut të auditimit dhe të letrave të punës. Është aplikuar për herë të parë auditimi i Pajtueshmërisë, si rezultat i bashkëpunimit me SNAO-n, ku janë pilotuar tre entitete të ndryshme, si është bërë përditësimi i disa komponentëve të Auditimit Financiar. Gjithashtu, janë zhvilluar dhe aplikuar: ”Udhëzime praktike për menaxhimin e procesit të auditimit” si dhe “Rregullore e Punës për Zbatimin e Auditimit dhe Planeve të Veprimit”.
Osmani theksoi se tashmë Njësia Kundër Mashtrim është funksionalizuar dhe bashkëpunimi me sektorin ë e drejtësisë është strukturuar. Shkëmbimi i informatave tani bëhet në rrugë zyrtare dhe në mënyrë efektive.
Konferenca Vjetore ka vazhduar punimet me diskutimin e temave në dy panele dhe dy punëtori.
Në panelin e parë u trajtua tema “Rritja e ndikimit të auditimit në përmirësimin e qeverisjes në sektorin publik”. Diskutimet e këtij paleni i hapi Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, për të vazhduar me panelistët, z. Bujar Leskaj, Kryetar i KLSH-së; z. Dag Levin Sparr, Këshilltar i Lartë dhe Zyrtar Ndërlidhës për BE-në , Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë dhe z. Haci Ömer Köse, Drejtor i Departamentit të Auditimit në Gjykatën Turke e Llogarive, të cilët sollën përvojat e Institucioneve Supreme të Auditimit përkatëse lidhur me këtë tematikë. Ky panel u moderua nga znj. Isabelle Berglund nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë.
Ndërsa, Paneli i dytë u përqendrua në temën “Sfidat në zbatimin e rekomandimeve të auditimit dhe rëndësia e komunikimit efektiv me palët e interesit” dhe fjala kryesore u mbajtën nga z. Peter Welling, Shef i Sektorit të Qeverisjes dhe Demokratizimit në OSBE-së; z. Ilir Salihu, Zëvendës auditor i Përgjithshëm i ZKA-së; z.Visar Prebreza nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, BIRN; z. Ahmet Ismaili, Drejtor i Thesarit të Republikës së Kosovës; znj. Rozafa Ukimeraj, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe znj. Safete Hadergjonaj, ish-nënkryetare, Komisioni për Buxhet dhe Financa. Paneli i dytë u moderua nga znj. Greta Rask, konsulente organizative dhe trajnere ekzekutive.
Të dy këto panele u ndoqën me interes nga pjesëmarrësit dhe në fund të secilin panel pati pyetje dhe diskutime.
Konferenca ka vazhduar punimet edhe me dy punëtori me personelin e ZKA-së, “Menaxhimi i cilësisë në auditim dhe proceseve në ZKA” dhe “Menaxhimi i ndryshimit organizativ”.
Konferenca është një aktivitet i rregullt vjetor, tashmë me traditë për ZKA-në, ku së bashku së bashku me partnerët kyç diskutohet për rezultatet dhe sfidat.
Ndërsa në punëtorinë e dytë me temën “Menaxhimi i ndryshimit organizativ”, punonjësit kanë identifikuar ndikimin e faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm për ndryshim.
Pasi janë identifikuar faktorët e jashtëm për ndryshim siç janë ata politik, ekonomik sociologjik, teknologjik, juridik, mjedisor etj. Këto grupe kanë analizuar secilin faktor dhe ndikimin që mund të kenë faktorët në proceset e ZKA-së. Gjithashtu, janë analizuar edhe faktorët e brendshëm e që janë qeverisja dhe strategjia, menaxhimi i burimeve, menaxhimi i marrëdhënieve me palët e interesit, menaxhimi i shërbimeve mbështetëse (menaxhimi financiar, prokurimit, TI).
Identifikimi dhe analizimi i këtyre faktorëve i ndihmon organizatës në drejtimin strategjik dhe prioritete e përcaktuara, matjen e performancës operative dhe strategjike dhe rreziqet e ndërlidhura duke përfshirë edhe mundësitë për ndryshim.
Konkluzionet dhe rekomandimet të dala nga këto punëtori do të shërbejnë si një input i rëndësishëm për Auditorin e Përgjithshëm në procesin e vendimmarrjes strategjike dhe adresimin e sfidave me të cilat do të ballafaqohet ZKA gjatë zbatimit të planit të saj strategjik.
Në anën tjetër përfaqësuesit nga Institucionet Supreme të Auditimit nga Suedia, Polonia, Turqia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, theksuan se është nderë dhe privilegj të jenë në këtë Konferencë. Duke uruar ZKA-në për anëtarësimin në INTOSAI ata theksuan se kjo ngjarje pa dyshim që përbën një sukses të madh për Kosovën dhe auditimin e jashtëm.
Më tej z. Osmani falënderoj punonjësit për përkushtimin dhe punën. ”Sot jam krenar të konfirmoj me bindje të plotë, se falë përkushtimit dhe angazhimit të punonjësve tonë, kemi realizuar plotësisht çdo detyrë që i kemi caktuar vetes” theksoj ai.
Në këtë ceremoni janë ndarë mirënjohje për punonjësit e ZKA-së, që kanë kontribuar 10 vite në këtë Institucion.
