Në këtë konferencë është diskutuar dhe janë shkëmbyer përvojat e komisioneve parlamentare dhe bashkëpunimi i tyre me Institucionet Supreme të Auditimit të vendeve të rajonit. Pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Komisionet parlamentare për financa publike, përfaqësues nga Institucionet Supreme të Audimit, Bankës Botërore dhe shoqërisë civile, të vendeve të rajonit si Shqipëria, Maqedonia Veriore, Mali i Zi dhe Kroacia.
Me rastin e shpërndarjes së pajisjeve për shoqatën jo-fitimprurëse, “HANDIKOS”, përfaqësuesit e kësaj shoqate u shprehen se: “ky donacion është i mirëseardhur dhe pajisjet do të përdoren në zhvillimin e aktiviteteve të tyre të përditshme”. HANDIKOS ka për qëllim përfaqësimin dhe përkrahjen e personave me aftësi të kufizuar duke avokuar, lobuar e ofruar shërbime profesionale për të ngritur mirëqenien e tyre dhe për të arritur të drejta të barabarta, një jetë të pavarur e të dinjitetshme për të gjithë.
Pajisje kompjuterike i janë dhuruar edhe Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve „Shtëpia Ime“ në Ferizaj, komunitetit kroat në Janjevë si dhe një pjesë e këtyre pajisjeve i janë dhuruar edhe Gjimanzit “Xhevdet Doda” në Prishtinë. Pajisjet janë të përdorura, por ekspertët e TI-së të Zyrës Kombëtare të Auditimit i kanë funksionalizuar plotësisht duke i shtuar jetën e përdorimit edhe për një kohë optimale dhe mund të plotësojnë nevojat e këtyre organizatave.
Në anën tjetër nga Zyra e Kryeministrit z. Arben Krasniqi, ka vlerësuar lartë kontributin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për ecurinë e projektit. Ai është zotuar se rekomandimet e dhëna në këtë raport do të adresohen dhe së shpejti do të dorëzohet edhe plani i veprimit për adresimin e tyre. Ndërsa, përfaqësuesi nga Fondacioni Kosovar për shoqërinë civile (KCSF), Dren Puka, foli për rolin dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së shoqërisë civile në procesin e hartimit të politikave.
Zyra Kombëtare e Auditimit ka filluar të bëjë prezantimin publik të raporteve të auditimit dhe të bashkëbisedoj me palët përgjegjëse të përfshirë në proceset e auditimit, me anëtarë të komisioneve parlamentare, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediave, për secilin raport të auditimit të performancës. Qëllimi është që të bëhet sa më transparente puna audituese dhe të sqarohen gjetjet dhe rekomandimet për publikun e gjerë, në mënyrë që të mos ketë keqkuptime dhe keqinterpretime.
Raportin e plotë mund ta lexoni në këtë vegzë.Sot, në Pragë, është nënshkruar Marrëveshja për Bashkëpunim midis Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës dhe Zyrës Supreme të Auditimit të Republikës së Çekisë.
Në kuadër të vizitës në selinë e Zyrës Supreme të Auditimit të Çekisë, Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani ka diskutuar me homologun e tij çek, Milosllav Kala për forcimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve supreme të auditimit, për zbatimin e standardeve ndërkombëtare të auditimit. Me këtë rast është nënshkruar Marrëveshja për bashkëpunim bilateral në fushën e auditimit. Marrëveshja përfshin fusha të rëndësishme të bashkëpunimit midis dy institucioneve dhe synon shkëmbimin e praktikave të mira audituese, veçmas në lidhje me metodologjinë dhe procedurat e auditimit të jashtëm të sektorit publik, aktivitetet profesionale për zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve institucionale e njerëzore, përmirësimin e komunikimit me palët e jashtme, etj.
Presidenti i Zyrës Supreme të Auditimit të Çekisë, Milosllav Kala, ka vlerësuar progresin e arritur në Kosovë, lidhur me aplikimin e auditimit sipas standardeve ndërkombëtare të institucioneve supreme të auditimit. Ai është zotuar që, përveç bashkëpunimit bilateral, të përkrah Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës për pjesëmarrje aktive në kuadër të projekteve dhe aktiviteteve të Organizatës Evropiane të Institucioneve Supreme të Auditimit (EUROSAI), veçmas kur Çekia të merr kryesimin e këtij institucioni të rëndësishëm në nivel evropian.
Gjatë qëndrimit në Çeki, delegacioni kosovar në përbërje të Arvita Zyferit, Ndihmëse e Auditorit të Përgjithshëm, Qëndresa Mulaj, Shefe e Kabinetit dhe Shkelqim Xhema, Drejtor i Auditimit, përveç që kanë prezantuar përvojat dhe rezultatet e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, në mënyrë aktive kanë marr pjesë në diskutimet e përbashkëta me homologët çek, lidhur me metodologjinë, parimet dhe mënyrat për përmirësimin e mëtejmë të raporteve të auditimit.
Në takim, vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe zbatimit të qëllimit të parë strategjik të EUROSAI-t që ka të bëj me ngritjen e kapaciteteve dhe përdorimit të dhënave për qëllimet e auditimit.

Procesi i zhvillimit të politikave ka një ndikim të gjerë dhe me interes për reformat në administratën publike të vendit. Falë mbështetjes nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mekanizma që ta përmirësojë këtë proces në fushën e legjislacionit dhe hartimit të politikave.
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit të performancës për projektin “Zhvillimi i Kapaciteteve në Procesin e Bërjes së Politikave dhe Koordinimit në Kosovë", i cili është financuar nga SIDA dhe zbatuar nga Zyra e Kryeministrit (ZKM). Qëllimi i këtij auditimi ishte të vlerësohet performanca e Projektit.
Auditimi ka nxjerrë përfundimin se projekti në përgjithësi ka arritur rezultate të rëndësishme duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve për zhvillimin e politikave brenda Qeverisë, duke futur mekanizma për kryerjen e analizave të politikave, analizën e ndikimit dhe mekanizmat mbështetës për përfshirjen efektive të shoqërisë civile.
Pavarësisht kësaj, ekziston rreziku që pas përfundimit të Projektit, Qeveria nuk do të ketë në dispozicion kapacitete të mjaftueshme për të kryer analizat e nevojshme të ndikimit ekonomik, planifikimit strategjik dhe komponenteve të tjera të procesit për zhvillimin e politikave dhe legjislacionit.
Raporti thekson se mungesa e një procesi të rregullt të komunikimit interaktiv nga ekspertët afatgjatë të Projektit me të gjithë përfituesit e synuar - ministritë e linjës dhe departamentet e ZKM-së mund të krijoj vështirësi në identifikimin e qartë të nevojave të tyre zhvillimore dhe plotësimin e këtyre mangësive. Kjo mund të reflektojë me humbjen e mundësisë për përfitim nga ndihma e ekspertëve të SIDA-së.
Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm, lidhur me këtë auditim ka deklaruar se "ka fusha ku Projekti ka kontribuar fuqishëm në zhvillimin e qëndrueshëm në procesin e hartimit të politikave duke hartuar udhëzime dhe doracakë praktikë, që janë vlerësuar pozitivisht nga përfituesit e projektit. Megjithatë, përkundër progresit të bërë nga Projekti në procesin e zhvillimit të politikave, disa mangësi të identifikuara mund të rrezikojnë qëndrueshmërinë e rezultateve të Projektit dhe në këtë drejtim efektivitetin e procesit të zhvillimit të politikave".
Bazuar në gjetjet e raportit, autoritetet përgjegjëse, respektivisht Zyra e Kryeministrit dhe Projekti Sida, të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të përmirësuar metodologjitë e përdorura për ngritjen e kapaciteteve, rrisin komunikimin me përfituesit e synuar dhe të monitorojë në mënyrë të vazhdueshme arritjen e rezultateve. Përmes kësaj procesi do të ketë ndikim më të madh në reformat e Administratës Publike si një nga elementët e rëndësishëm që korrespondon me aspiratën e vendit drejt integrimit në BE.
Raportin e plotë mund ta lexoni në këtë vegz .
