BE-ja i kërkon Kosovës zbatim më efikas të rekomandimeve të nxjerra nga ZKA-ja
Puna dhe rezultatet e Zyrës Kombëtare të Auditimit janë adresuar në Raportin e Progresit për Kosovën (për vitin 2020), i cili u publikua një ditë më parë, në kuadër të Pakos së Zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE).
Komisioni Evropian ka vlerësuar institucionet e pavarura, veçanërisht ZKA-në dhe Avokatin e Popullit, duke thënë se po vazhdojnë të adresojnë të drejtën e qytetarëve për administrim më të mirë. Megjithatë, Komisioni u ka kërkuar institucioneve qeveritare që të tregohen me efikase për zbatim të rekomandimeve, të nxjerra nga ZKA-ja.
“Qeveria duhet të sigurojë zbatim më efikas të rekomandimeve të tyre”, theksohet ndër të tjera në raport.
Në Raport është përmendur edhe themelimi i Njësisë Kundër Mashtrimit, në kuadër të Zyrës Kombëtare të Auditimit, e cila siç përshkruhet nga Komisioni Evropian, i ka identifikuar 26 raste të mashtrimit të dyshuar në fushën e prokurimit publik, nga 12 sa ishin identifikuar në vitin 2018 (në vitin e parë të themelimit të Njësisë). Të 26 rastet tanimë janë dorëzuar në Prokurori të Shtetit.
Poashtu, në Raport të Progresit për Kosovën është cekur se “kuadri kushtetues dhe ligjor i Kosovës siguron pavarësinë funksionale, organizative dhe financiare të Zyrës Kombëtare të Auditimit në përputhje me standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit, të cilave Zyra iu bashkua në 1 janar 2020”.
“Kapaciteti institucional i Zyrës u rritë më tej në 170 staf, nga të cilët 141 janë personel auditimi. ZKA-ja po zbaton Planin e saj Strategjik të Zhvillimit 2018-2021, i cili përfshin objektivat, 103 treguesit e performancës dhe një kornizë monitorimi. Kohët e fundit ka themeluar një Njësi Kundër Mashtrimit, e cila aktualisht është e përbërë nga një zyrtar”, vazhdon Raporti.
Në vazhdim, Raporti ka theksuar se Zyra Kombëtare e Auditimit ka prezantuar procedurat e kontrollit dhe të sigurimit të cilësisë së auditimit dhe ka vazhduar të zbatojë një program certifikimi për auditorët.
“ZKA-ja finalizoi 15 raporte të auditimit të performancës, krahasuar me 13 në 2018 dhe 11 në 2017. Sado që ka një përpjekje të vazhdueshme, Zyra ndërmerr kryesisht auditime të rregullsisë dhe numri i auditimeve të performancës duhet të vazhdojë të rritet. Në mënyrë që të përmirësohet ndikimi i punës së auditimit, veçanërisht në nivelin lokal, Zyra ka punuar me organizata të shoqërisë civile, për të organizuar debate publike në nivel komune mbi rekomandimet e auditimit. Sipas raportit vjetor të saj 2018, përqindja e rekomandimeve të zbatuara plotësisht u rrit nga 34% në 39%. Ndërsa, bashkëpunimi i tij me komisionet e Kuvendit është përmirësuar”, theksohet në raport.
Në fund, Komisioni Evropian i ka kërkuar Kuvendit, që t`i ndjekë më sistematikisht rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, kurse vetë ZKA-së i ka kërkuar që të bëjë përpjekje të vazhdueshme në fushën e komunikimit, për të forcuar imazhin e saj të përgjithshëm.
Raporti i Progresit është instrument me anë të së cilit Komisioni Evropian e matë progresin e një vendi gjatë përmbushjes së agjendës evropiane brenda vitit kalendarik. Ky raport publikohet një herë në vit, zakonisht në fillim të tetorit të çdo viti.










Ndërkohë kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, tha se për herë të parë Komuna e Kamenicës ka një opinion të pamodifikuar dhe pa theksim të çështjes nga Auditori i Përgjithshëm. Ai theksoi se ky opinion është motiv për këtë komunë që të avancojë qeverisjen dhe shërbimet ndaj qytetarëve.
“Për funksionimin sa më të mirë të institucionit pjesa më rëndësishme është auditimi, qoftë auditimi i jashtëm apo i brendshëm. Më sa kam informacion Komuna e Kamenicës për herë të parë ka pranuar një raport të auditimit me opinion të pamodifikuar dhe pa theksim të çështjes. Kjo na ka bërë të ndihemi mirë dhe na motivon që të angazhohemi edhe më shumë dhe të avancojmë tutje”, u shpreh Kastrati. Ai u zotua se do të angazhohet edhe më tutje në zbatimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm.
Duke folur për qeverisjen e kësaj komune, Kastrati tha se në vitin 2018 Kamenica ka qenë komuna me përqindjen më të lartë të rritjes së inkasimit të tatimit në pronë. Ai rikujtoj se është rritur edhe buxheti për investime kapitale dhe subvencione krahasuar me dy vitet paraprake. Kastrati tha se problem për Komunën e Kamenicës do të jetë çështja e pagesave për pagat jubilare për mësimdhënës përmes vendimeve gjyqësore. Ai tha se për Kamenicën do të jenë të papërballueshme vendimet e tilla.
Ndërsa redaktori përgjegjës në BIRN Kosova, Visar Prebreza, duke folur për analizën e raporteve të auditimit dhe zbatimin e rekomandimeve, tha se në dy vitet e fundit Komuna e Kamenicës ka rritur investimet kapitale dhe kjo është një punë e mirë që është bërë.
Ai tha se Komuna e Kamenicës vazhdimisht ka pasur opinion jo të mirë të Auditorit, kurse tani ka arritur që të ketë opinion të pamodifikuar dhe pa theksim të çështjes. “Lajm i mirë është që për vitin 2019 opinion i Auditorit për Komunën e Kamenicës është i pamodifikuar dhe pa theksim të çështjes. Sa i përket çështjes së zbatimit të rekomandimeve duhet të cekim se komunat qëndrojnë jashtëzakonisht keq, është diku rreth 40 % mesatarja e nivelit të zbatimit të rekomandimeve”, tha ai.
Prebreza vlerësoi se komunat duhet të rrisin kontrollin e brendshëm dhe zbatimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm. Ai tha se Kamenica nuk qëndron keq në këtë aspekt. “Komuna e Kamenicës ndër vite nuk ka pasur shumë rekomandime, në dy vitet e fundit kemi më pak rekomandime dhe po ashtu gjatë kësaj periudhe është rritur niveli i zbatimit të rekomandimeve. Në raportin e fundit të auditimit për këtë komunë janë dhënë vetëm nëntë rekomandime, prej të cilave disa janë lehtë të zbatueshme”, deklaroi ai.
Ndërsa redaktori përgjegjës në BIRN Kosova, Visar Prebreza, duke prezantuar analizën për të gjeturat e auditorit, tha se Komuna e Lipjanit ka pasur ngecje në ekzekutim të shpenzimeve kapitale në gjashtë mujorin e parë, që ndoshta lidhet me pandeminë apo me inicimin e projekteve me vonesë.
Ai theksoi se në Lipjan vitin e kaluar 55 për qind e buxhetit të investimeve kapitaleve është ekzekutuar në tre mujorin e fundit dhe kjo është njëra prej dobësive që duhet të ndryshohet për shkak se në tre mujorin e fundit shpeshherë institucionet obligohen që të kryejnë punë të cilat ndoshta edhe nuk janë të cilësisë së duhur, vetëm e vetëm që buxheti mos të shkojë në suficit.
“Duhet të punohet që shtrirja e projekteve të jetë gjithmonë në gjithë muajt e vitit, planifikimi i prokurimit të bëhet shumë më herët në mënyrë që shpenzimi të mos koncentrohet në tre muajt e fundit për shkak se shpeshherë kushtet atmosferike pamundësojnë kryerjen e punëve në teren. Kjo është njëra prej pikave të dobëta e cila duhet të adresohet dhe normalisht kjo lidhet edhe me një të gjetur tjetër të Auditorit e cila flet për zvarritjen e projekteve në Komunën e Lipjanit. Komuna duhet të jetë më dorë shtrëngues sa i përket trajtimit të operatorëve ekonomik që i zvarrisin punët. Çështja e borxheve që i ka komuna ose që bizneset ja kanë komunës dhe sado që Komuna e Lipjanit qëndron shumë më mirë sa i përket borxheve që palët e treta ja kanë komunës, prapë një borxh prej 4.4 milionë euro është i lartë dhe duhet të adresohet aty ku ka mundësi”, deklaroi Prebreza.

Realizimi i trajnimit është ndarë në dy pjesë/module. Në pjesën e parë parashihet mbajtja e trajnimit për zbatimin e metodologjisë për planifikimin e përgjithshëm dhe detaj në auditim, kurse në pjesën e dytë do të mbahet trajnimi për zbatimin e metodologjisë për fazën e ekzekutimit dhe të raportimit në auditim.
Faza e parë e këtij trajnimi ka filluar sot dhe do të zgjasë deri më 25 shtator, ndërsa faza e dytë do të organizohet gjatë muajit janar të vitit 2021.
Në fund të trajnimit auditorët do t’i nënshtrohen testimit si dhe do të pajisen me certifikatë.


Gazetën mund ta lexoni në këtë