Përmbyllet cikli i trajnimeve për zbatimin e metodologjisë së përditësuar në auditimin financiar dhe të pajtueshmërisë
Në kuadër të Projektit të Binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejshëm i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës”, sot ka filluar të zbatohet faza e fundit e programit të trajnimit për zbatimin e metodologjisë për fazën e raportimit në auditim.
Programi i trajnimit për zbatimin e metodologjisë së përditësuar në auditimin financiar dhe të pajtueshmërisë është ndarë në tri pjesë/module. Ky program i trajnimit është duke u zbatuar nga ekspertët e Institucionit Suprem të Auditimit të Polonisë në kuadër të komponentës ?Përditësimi i doracakëve të auditimit (financiar dhe të pajtueshmërisë) dhe të letrave të punës, në përputhje me legjislacionin dhe SNISA-t?. Pjesëmarrës në trajnim janë të gjithë auditorët e ZKA-së, ndërsa për shkak të pandemisë i gjithë programi i trajnimit është mbajtur online.
Në fazën e parë të mbajtur në shtator të vitit 2020, përmes trajnimit trejavor, auditorët kanë përfituar njohuri lidhur me zbatimin e metodologjisë për planifikimin e përgjithshëm dhe detaj në auditim. Pjesa e dytë e trajnimit dyjavor, i mbajtur në muajin janar 2021 ka përfshirë zbatimin e metodologjisë për fazën e ekzekutimit. Ndërsa, faza e tretë, do të përfshijë raportimin në auditim. Në fund të trajnimit të gjithë auditorët do t’i nënshtrohen testimit si dhe do të pajisen me certifikatë.
Përveç trajnimeve grupore, në vazhdimësi janë mbajtur edhe mentorime për ekipet e përzgjedhura pilot, me ç'rast ekipet kanë pasur mundësi të bashkëbisedojnë me ekspertët lidhur me zbatimin e metodologjisë në auditime konkrete. Njohuritë e fituara janë ndarë me ekipet e tjera të auditimit.
Përveç programit të trajnimeve për manualin e metodologjisë së kombinuar, në muajin maj i gjithë stafi auditues do të mbaj trajnime për zbatimin e Manualit të Auditimit të Pajtueshmërisë.
Projekti i Binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejshëm i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës” shërben për avancimin e metodologjisë së auditimit, rritjen e cilësisë në auditim dhe fuqizimin e ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, përmes zbatimit të rekomandimeve të auditimit nga subjektet e audituara.





Ndërkaq edhe ZKA-ja, është duke kryer auditimin e performancës me temën ?Furnizimi me materiale shëndetësore dhe optimizimi i resurseve njerëzore dhe teknike për t’iu përgjigjur nevojave të pacientëve me Covid-19?.

Krerët e të dyja institucioneve deklaruan se janë të përkushtuar për angazhimin e institucioneve të tyre në përmbushjen e marrëveshjes së bashkëpunimit, të arritur në vitin 2019, përmes planit konkret të aktiviteteve. Me anë të marrëveshjes, synohet të promovohet bashkëpunimi institucional, përmes shkëmbimit të përvojave në fushën e metodologjisë së auditimit të jashtëm publik, përkrahjen në zhvillimin e softuerëve të auditimit, trajnime profesionale, shkëmbim të informacionit dhe dokumentacionit mbi aktivitetet profesionale, organizimin e auditimeve paralele për tema me interes të përbashkët, mbajtje të konsultimeve, hulumtimeve të përbashkëta, seminareve, konferencave e takimeve teknike.
Po ashtu në kuadër të vizitës zyrtarë në Maqedoninë e Veriut, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, është pritur në takim edhe nga Zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, të cilin e ka uruar për marrjen e detyrës së re.
Në vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, u shoqërua nga shefi i kabinetit, Taulant Sejdiu si dhe drejtoresha e Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Qëndresa Mulaj.




Ky e-seminar është duke u organizuar për here të tetë dhe kësaj radhe do të prezantohet zhvillimi i integritetit në Institucionin Suprem të Auditimit të Hungarisë. Për më tepër kjo do të jetë një nga ngjarjet e para të Ekipit global të ekspertëve të INTOSAI-t dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krimin (UNDC).
ISA i Hungarisë, ka mbështetur me sukses futjen e qasjes së integritetit dhe zhvillimin e një sistemi të menaxhimit të integritetit në Hungari gjatë dekadës së fundit prandaj ka vendosur të ndajë njohuritë e saj me komunitetin ndërkombëtar të auditorëve në këtë fushë. Motoja e këtij seminari është ?të mësojmë nga shembujt e mirë?.
Pjesëmarrës në këtë seminar janë përfaqësues nga vendet e zhvilluara dhe vendet në zhvillim që marrin në konsideratë mbështetjen e luftës globale kundër korrupsionit dhe futja e kulturës së bazuar në integritet në administratën publike si objektivë primare.


Me tej diskutimi u përqendruar në shkëmbimin e përvojave për ndikimin e pandemisë në auditimin publik dhe mundësive të bashkëpunimit me këtë drejtim.
Në takim Auditori i Përgjithshëm i Kosovës u shoqërua nga Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Ilir Salihu dhe drejtoresha e Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Qendresa Mulaj.